• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 18:00 Talk *** 19:00 Lajmet e mbrëmjës *** 19:35 Sporti në KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:00 Automan *** 22:05 Dokumentar: Biografi - Roman Polanski *** 22:50 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Bekteshi, i dyti në "Sportist të vitit" në Ludwigsburg

Publikuar: 05.03.2013 - 21:04

Ludwigsburg (Gjermai, 5 mars - Bekteshi gjatë sezonit të kaluar ka luajtur për përfaqësuesen gjermane U20 dhe ka ndihmuar atë që të kualifikohet për Kampionatin EvropianBasketbollisti me prejardhje nga Kosova, Besnik Bekteshi, i cili luan në bundesligën gjermane është zgjedhur në vendin e dytë të radhitjes për sportistë të vitit në qytetin Ludwigsburg. Solemniteti është mbajtur të premten që shkoi dhe në përzgjedhje mbizotëruan basketbollistët, transmeton albinfo.

Bekteshi gjatë sezonit të kaluar ka luajtur për përfaqësuesen gjermane U20. Ai gjatë verës së kaluar me lojën e tij të dalluar ka ndihmuar përfaqësuesen gjermane që të kualifikohet për Kampionatin Evropian që është mbajtur në Slloveni.

Kosovari, në stinorin e kaluar skuadrën e tij NBBL të akademisë së basketbollit e ka ngritur për të tretën herë në nivel të play-off-it.

Me atë rast ai është zgjedhur për të dytën herë radhazi “Defensive Player of the Year” (lojtari defensiv i vitit) ndërsa me kombëtaren U20 ka zënë vendin e pestë, historik, në Kampionatin Evropian. Po ashtu Besnik Bekteshi në viti 2010 qe zgjedhur sportist i vitit në Ludwigsburg. 

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 10°CI kthjellėt
Tiranė 10°CI kthjellėt
Shkup 11°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė27°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė28°CMe diell
Shkup30°CMe vranėsira tė pjesshme