Skitarët garojnë në Slloveni

Artikujt tjerė
- Skitarët garojnë në Slloveni
- Notarët kosovarë në "Mimosa Cup"
- Interi interesohet për Shaqirin
- Kosova mposhti Greqinë, humb nga Katari
- Nimani, më 22 mars synon të demonstrojë aftësitë e tij
- Prishtina mburret se ka bërë ekip më cilësor se Peja
- Kuvendarët shtyjnë debatin për të cilin u prit 12 vjet
- Streetballi pranohet në FIBA
- Kosova shënon fitoren e parë
- Xhaka dëshiron më tepër minutazh
Pesë skitarë të rinj do ta përfaqësojnë Kosovën në një garë ndërkombëtare që mbahet në Shkofja Loka të Sllovenisë. Kjo garë ka nisur të enjten, ndërsa përfundon të hënën. Delegacioni kosovar të enjten ka udhëtuar për në Slloveni. Kosovën do ta përfaqësojnë Art Kotori, Eron Burri, Gentonis Kelmendi, Euron Kapuçi e Arbi Pupovci. "Marrin pjesë skitarë nga rreth 30 shtete dhe kjo është dëshmia më e mirë se do të jetë shumë vështirë. Skitarët janë përgatitur maksimalisht dhe mendoj se do ta prezantojnë mirë shtetin e Kosovës", ka thënë përzgjedhësi i Kosovës, Agim Pupovci para nisjes. Gara është e vlefshme për pionierë e pionierë të vjetër, ndërsa zhvillohet në sllallom e sllallom të madh.






