• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 206 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 9 *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

21-shi llogarit në Robersonin

Publikuar: 31.01.2013 - 09:47

Klubi RTV 21 llogarit për pranverë në shërbimet e fundorit amerikan Brandon Roberson. Roberson skuadrës prishtinase të promovuar në Superligën e Kosovës në basketboll iu bashkua dy javë më parë, por amerikanit i kanë dalë telashe me skuadrën malaziase, Ibar Rozhajë. Ibari pretendon se ka kontratë valide me Robersonin dhe se e ka suspenduar atë për largim nga klubi. Ky pretendim është mbështetur edhe nga Federata e Basketbollit e Malit të Zi që ka kërkuar nga FBK-ja të mos regjistrojë këtë lojtar. Roberson në vjeshtë ishte koshashënuesi më i mirë i kampionatit të Malit të Zi. "Roberson ka kërkuar nga Federata e Basketbollit e Malit të Zi që të shkëpusë kontratën me Ibarin, pasi ky klub ka bërë shkelje të rëndë të kontratës. Ai është duke pritur përgjigje, ndërsa ne jemi të bindur se ka të drejtë. Ne llogarisim në të. Nëse Federata malaziase nuk merr vendim për shkëputje të kontratës, atëherë do t'i drejtohemi FIBA-s", ka thënë ndihmës-trajneri i 21-shit, Leart Hoxha. Skuadra prishtinase ka arritur marrëveshje edhe me fundorin tjetër amerikan Kendrick Jones.

(foto ilustrim)

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 30°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 30°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 35°CI kthjellėt
Prishtinė33°CMe diell
Tiranė35°CMe diell
Shkup36°CMe diell