• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:20 Anima *** 18:00 Talk *** 18:35 Filma Vizatimor: “ Ariu i Vogël Çarli “ epis.16 dhe 17 *** 19:00 LAJMET E MBRËMJES *** 19:35 Sporti ne KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:05 Automan *** 21:30 Dokumentar: “At the Edge of Russia” *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Hajvalia e mposht Renovën

Publikuar: 31.01.2013 - 09:19

Visar Zogiani e Nikollë Dushi kanë shënuar nga një gol për t'i mundësuar Hajvalisë që të fitojë 2:1 kundër Renovës së Xhepçishtës. Ndeshja përgatitore është luajtur të mërkurën në Strugë, ku Hajvalia po përgatitet për stinorin pranveror të Superligës së Kosovës në futboll. Zogiani ka shënuar nga penalltia, ndërsa edhe Renova golin e vetëm e shënoi me goditje nga pika e bardhë. Hajvalia të dielën barazoi pa gola me Shkëndijën e Tetovës. Renova e Shkëndija llogariten ndër skuadrat më cilësore në Maqedoni. "Kundër Renovës kemi aktivizuar të gjithë 25 lojtarët. Lojtarët kanë dëshmuar se ka diçka prej tyre. Natyrisht të fitosh kundër Renovës, skuadër kjo me renome në Maqedoni, nuk është keq. Në përgjithësi jam i kënaqur me paraqitjen e ekipit që kryesisht përbëhet nga lojtarë të rinj", ka thënë trajneri i Hajvalisë, Bekim Isufi. Për Hajvalinë janë paraqitur edhe dy brazilianët e angazhuar ditë më parë. "Paraqitja e tyre ishte solide. Nesër presim që të na bashkohen edhe tre lojtarët senegalezë".

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 15°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 15°CKryesisht me vranėsira
Shkup 19°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė16°C
Tiranė18°CRrebesh shiu
Shkup23°CRrebesh shiu