"Shaqiri duhet të luajë për Kosovën"

Artikujt tjerė
- Zyrtare: Valdet Rama në Valladolid
- Luan Krasniqi rikthehet në ring
- Gati 60% e ekipit U21 të Shqipërisë, kosovarë
- 21-shi llogarit në Robersonin
- Peja liron Garnettin
- Bashkimi sërish në kërkim të lojtarëve të huaj
- Hajvalia e mposht Renovën
- Ferati mund të kalojë në Winterthur
- "Shaqiri duhet të luajë për Kosovën"
- Cana në finale të Kupës së Italisë
Mesfushori Xherdan Shaqiri duhet të luajë për Përfaqësuesen e Kosovës së bashku me futbollistët e tjerë kosovarë që paraqiten te Përfaqësuesja e Zvicrës. Kështu ka vlerësuar kolumnisti Samuel Reber në "Tagesanzeiger.ch". "Një Shaqiri duhet të luajë për Kosovën, pa u bërë fare e madhe në Zvicër kjo. Edhe nëse lojtari është rritur në Zvicër nuk ka rëndësi. Pasi një sportist duhet të përfaqësojë vendin, për të cilin i rrah zemra. Nga ky identifikim jeton sporti, e në veçanti sporti i përfaqësueseve. Paramendoni një djalosh kosovaro-shqiptar që vjen në Zvicër. Situata e tij është shumë e veçantë. Me shumë mundësi ai ka ikur nga lufta, ndërsa gjendet në një vend të huaj ku brengoset për vendlindjen e tij dhe të afërmit që ka lënë prapa. Zemra e sportistëve tanë të rinj rrah për Kosovën e re. Në anën tjetër është mjaft e qartë: Kosovës i nevojiten sportistët, pasi çfarë është më identifikuese sesa një përfaqësuese e fortë e futbollit. Unë nuk i njoh historitë e familjes së Shaqirit e të Xhakës. Nëse ata duan të luajnë për Kosovën, nëse në një të ardhme të afërt formohet një përfaqësuese, atëherë duhet të bëjnë këtë pa u penguar nga askush", ka thënë Reber.






