Hitzfeld: Shaqiri do të përfitojë nga Guardiola

Artikujt tjerė
- Kosovarët në Shqipëri më s'do të llogariten të huaj
- Hitzfeld: Shaqiri do të përfitojë nga Guardiola
- Besart Berisha nuk kthehet në Kombëtare
- Guardiola do ta gjejë Messin e ri në Xherdan Shaqirin
- Hoti transferohet në Hessen Kassel
- Nimani kundër serbit Knezheviq për titullin IBF International
- Spahiu ia siguron fitoren Tofashit
- Salzburgu, i pakënaqur me padisiplinën e Bytyqit
- Garnett i bashkohet Pejës
- Ujkani mund të kalojë te Torino
Bern, 17 janar - Mesfushori kosovar i Bayern Muenchenit, Xherdan Shaqiri, do të përfitojë shumë me ardhjen e trajnerit të famshëm Pep Guardiola. Guardiola nga edicioni i ardhshëm do të marrë drejtimin e Bayernit, pasi ka firmosur kontratë trevjeçare me skuadrën bavareze. Trajneri i Përfaqësueses së Zvicrës, Ottmar Hitzfeld, e vlerëson Shaqirin si lojtar që i përshtatet në mënyrë ideale filozofisë së Guardiolas.
"Xherdani do të përfitojë shumë nga Guardiola. Guardiola ka treguar qysh te Barcelona se gjatësia trupore tek ai nuk është kriter i domosdoshëm. Ai ka aktivizuar shumë lojtarë të shkurtër si Xavi, Iniesta apo Messi. Ai preferon futboll teknik. Xherdani ka çdo gjë që dëshiron Guardiola. Ai është i shpejt, lojtar taktik dhe i fortë teknikisht", ka thënë Hitzfeld, përcjell "Blick" të enjten, shkruan sot më gjerësisht koha Ditore.









Lipjani18.01.2013/09:52
Qyky ësht Shqiptar që na bën mu ni krenar baco, se jo aj far pisi qi na kish ba hor me ni qen e i kish hanger 6 vjet burg he fare dalt ishalla.