• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:20 Anima *** 18:00 Talk *** 18:35 Filma Vizatimor: “ Ariu i Vogël Çarli “ epis.16 dhe 17 *** 19:00 LAJMET E MBRËMJES *** 19:35 Sporti ne KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:05 Automan *** 21:30 Dokumentar: “At the Edge of Russia” *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Hoti transferohet në Hessen Kassel

Publikuar: 17.01.2013 - 14:16

Mbrojtësi shqiptar, Shaqir Hoti, është transferuar te skuadra e Kategorisë së Katërt të Gjermanisë, Hessen Kassel, përcjell "Kicker Online". Hoti 21-vjeçar ka firmosur kontratë deri në fund të stinorit me skuadrën gjermane. Futbollisti që ka pasaportë amerikane, së fundi ishte pjesë e skuadrës New York Red Bulls në ligën MLS të SHBA-së, mirëpo ai u lirua nga skuadra vitin e kaluar. Hoti më herët kishte bërë prova me skuadrën e Bundesligës gjermane, Borussia Moenchengladbach. Kassel është skuadra e tij e parë në Evropë. "Shaqiri ishte lojtari që pëlqenim. Ne e kemi parë atë dhe na ka pëlqyer. Jemi shumë të lumtur që kemi firmosur kontratë me të", ka thënë drejtori i klubit, Jens Rose. Hoti ishte edhe pjesë e grupmoshave të reja të SHBA-së.



 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 15°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 15°CKryesisht me vranėsira
Shkup 19°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė16°C
Tiranė18°CRrebesh shiu
Shkup23°CRrebesh shiu