Ujkani mund të kalojë te Torino

Artikujt tjerė
- Ujkani mund të kalojë te Torino
- Hitzfeld: Shaqiri, element gjallërues
- Valdet Rama nuk kalon te St Galleni
- Cana kthehet në shpëtimtar te Lazio
- Prishtina e nis "me t'shtyme", në tentimin e katërt
- Meçi për titull bote, Cleverly - Krasniqi në "Wembley Arena"
- Prishtina e ka zor të gjejë lojtarë të huaj të hairit
- Manchester United kthen interesimin për Xhakën
- Futbollistët lënë karrierën për t'u martuar në Perëndim
- Asllani shënon golin e nëntë për PSG-në
Portieri i Palermos, Samir Ujkani, ka shumë mundësi që karrierën ta vazhdojë në skuadrën tjetër të Serie A, Torino dhe qysh nga ky muaj, raporton të mërkurën "Tuttosport". Në fakt, Torino ka portier, Jean-François Gillet, me paraqitjet e të cilit është e kënaqur, por ai mund të suspendohet për kohë të gjatë, pasi mbi të rëndojnë prova të forta për kurdisje të ndeshjeve derisa luante në Serie A dhe B me Barin. "Për të evituar që të gjenden të papërgatitur përballë një suspendimi të portierit Gillet për shkak të skandalit të basteve, presidenti i Torinos, Urbano Cairo (në foto), ka nisur bisedimet me klubin e Palermos sa i përket portierit shqiptar Saimir Ujkani", shkruan "Tuttosport". Ujkani, pas gjashtë muajve ku luajti si titullar me Palermon pritet të ndryshojë fanellë për shkak se nuk ka arritur të bindë drejtuesit e klubit. Palermo është në luftë për të mbijetuar dhe dëshiron një portier me eksperiencë.






