• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 190 *** 22:20    Cosmo *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Futbollistët lënë karrierën për t'u martuar në Perëndim

Publikuar: 16.01.2013 - 09:09

Prishtinë, 16 janar - Golashënuesi më i mirë në Kosovë për vitin 2012, Berat Hyseni, të premten, do të niset për Zvicër. Atje nuk ka ndonjë klub që e pret për ta vazhduar karrierën, por ka fatin e jetës së tij. Ai po shkon tek e dashura, me të cilën shpejt thotë se do të fejohet, e më pas edhe të martohet.

Tash për tash, kjo është primare për të dhe jo futbolli. Por ai shpreson që në Zvicër të gjejë ndonjë skuadër për të luajtur futboll.

"Janë dy arsye pse kam vendosur të largohem nga Kosova. Një është e dashura ime dhe tjetra është futbolli. Dua të inkuadrohem te ndonjë skuadër futbolli dhe të jem afër së dashurës sime. Në Zvicër do të fejohemi, e pastaj martesën do ta bëjmë në Kosovë. Të premten në mëngjes do të nisem për në Zvicër. Unë ende nuk e kam gjetur ndonjë skuadër ku do të luaj, por disa menaxherë më kanë thënë që do të më propozojnë në disa klube. Synimi im është që jetën ta vazhdoj në Zvicër", ka thënë Hyseni. (Më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”.)  

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 13°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 13°C
Shkup 16°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė21°C
Tiranė22°CRrebesh shiu
Shkup26°CMe diell