Bunjaku i rëndësishëm për Kaiserslauternin

Artikujt tjerė
- Bunjaku i rëndësishëm për Kaiserslauternin
- Edhe një humbje për Besart Berishën
- Ujkani kthehet titullar te Palermo
- Napoli interesohet për Kasamin
- Berisha javën tjetër mund të kalojë në Serie A
- Perdedaj shpreson që t'i kthehet Herthas në Bundesligë
- "Gjenerali" i Fuerthit, Mërgim Mavraj
- Tri notare tona garojnë në Slloveni
- Shumë lojtarë duan të largohen nga Prishtina
- Shaqiri sot luan kundër ish-skuadrës së tij FC Basel
Trajneri i Kaiserslauternit, Franco Foda, vlerëson lart sulmuesin kosovar, Albert Bunjaku. Ai të shtunën në një intervistë për "volksreund.de", ka thënë se Bunjaku është lojtar i rëndësishëm për skuadrën e tij. "Sigurisht që Bunjaku dhe Idrissou janë dy lojtarë të rëndësishëm për ne. Mangësia e vetme e edicionit të kaluar ishte që ne nuk kishim shumë zgjedhje. Në fazën sulmuese nuk kishim shumë zgjedhje, prandaj ne do të përpiqemi që ta forcojmë sulmin me një sulmues të ri, në mënyrë që të shfrytëzojmë më mirë situatën", ka thënë Foda. Bunjaku 29-vjeçar këtë edicion në 15 ndeshje të zhvilluara në Bundesliga 2 të Gjermanisë ka shënuar tetë gola dhe ka kontribuar me katër asistime. Ai është kapiten i Kaiserslauternit.





