• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 206 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 9 *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Serie A, liga ku shqiptarët ndihen më së miri

Publikuar: 06.01.2013 - 09:09

Prishtinë, 6 janar - Mesfushori Amir Abrashi është futbollisti i fundit shqiptar që përmendet për kalim të mundshëm në kategorinë e parë të futbollit italian, Serie A. Serie A është liga ku paraqiten numri më i madh i lojtarëve shqiptarë, nëse merren për bazë pesë kampionatet më të forta evropiane të futbollit. Numri i shqiptarëve në Serie A pritet të rritet edhe më shumë në afatin e janarit dhe atë të verës, shkruan sot Koha Ditore).

Për Abrashin 22-vjeçar interesim ka treguar Lazio. Abrashi aktualisht luan për Grasshopperin në Superligën e Zvicrës, ndërsa me këtë skuadër ka kontratë deri në qershor të vitit 2014.

Në Serie A luajnë edhe Valon Behrami e Blerim Xhemajli (Napoli), Përparim Hetemaj (Chievo), Migjen Basha (Torino), Shkodran Mustafi (Sampdoria), Samir Ujkani (Palermo) e Erjon Bogdani (Siena). Kontratë me Palermon ka edhe Agon Mehmeti që po luan si i huazuar te Novara në Serie B.

Për një kalim të mundshëm te Lazio janë përmendur edhe emrat e Admir Mehmedit e Beg Feratit, ndërsa më herët edhe Granit Xhakës. Sulmuesi Mehmedi pritet të largohet nga Dynamo e Kievit, ndërsa mbrojtësi Ferati nga Freiburgu gjerman.



(Më gjerësisht sot në Koha Ditore)

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 24°CI kthjellėt
Tiranė 24°CI kthjellėt
Shkup 26°CI kthjellėt
Prishtinė33°CMe diell
Tiranė35°CMe diell
Shkup36°CMe diell