Haxhi Krasniqi: Mund ta befasoj Cleverlyn

Artikujt tjerė
- Haxhi Krasniqi: Mund ta befasoj Cleverlyn
- Berisha nuk merret vesh me Vikingun
- Maajlinda më e mira edhe sipas RTV 21
- Toski u rikthehet stërvitjeve me Bochumin
- Mavraj shpreson të mbijetojë me Fuerthin
- Rama kërkohet në Zvicër
- Rashkajt mund t'i bashkohet vëllai i vogël
- Nushi pret të transferohet në janar te West Hami
- Aue kërkon Kastratin pa dëmshpërblim
- Trepça zyrtarizon trajnerin finlandez Turunen
München, 5 janar - Boksieri kosovar Haxhi (Robin) Krasniqi është optimist se mund të mposhtë uellsianin Nathan Cleverly dhe të rrëmbejë titullin e botës në versionin WBO në kategorinë gjysmë të rëndë. Dy boksierët do të ballafaqohen më 16 mars, ndërsa dueli është paraparë të mbahet në Cardiff të Uellsit. Për Krasniqin 25-vjeçar është hera e parë që sfidon titullin e botës në boksin profesionist. Ai po synon të arrijë atë që nuk e ka bërë asnjë shqiptar më parë.
"Ai do të jetë kundërshtar i vështirë, por boksi në nivel botëror nënkupton se të gjithë janë të vështirë", ka thënë Krasniqi për "Boxrec News", transmeton Koha Ditore.
Junikasi Krasniqi ishte paraparë të ndeshej me Cleverlyn në prill të vitit të kaluar, por uellsiani u tërhoq nga ky duel, shkaku i një virusi. Tash Krasniqi thotë se është edhe më i përgatitur sesa vjet.
Krasniqi në 41 duelet e deritashme ka shënuar 39 fitore (15 KO) e ka pësuar dy humbje. Cleverly 25-vjeçar ka shënuar 25 fitore në po aq meçe.









