Atleti 55 vjeç vazhdon t'i turpërojë djemtë e rinj

Artikujt tjerė
- Shaqiri & Co në New York Times
- Maliqi e Krasniqi merren vesh me Ceske Budejovice
- Atleti 55 vjeç vazhdon t'i turpërojë djemtë e rinj
- Dështakët e fillsezonit
- Në "Adem Jashari" hapet java e gjashtë
- Dylazeka nënshkruan për Amstetten
- Hasi, i kënaqur me barazimin kundër Milanit
- Haxhi (Robin) Krasniqi, i pari në versionin WBO
- Kuqi nuk e ka lehtë të bëjë vend te Hiberniani
- Dajaku largohet nga Drenica
Prishtinë, 21 shtator - Moshatarët e tij ka 20 vite që garojnë në konkurrencë të seniorëve. Por, vetë atij nuk i shkon në mend kjo. Ai vazhdon të konkurrojë me të rinjtë, me ata që janë në "kulmin e karrierës" dhe për më shumë, t'i turpërojë ata.
Atleti Sejdi Blakaj është 55 vjeç, por në fundjavën që shkoi ai u shpall kampion i Kosovës për seniorë në hedhje të diskut. Kjo ishte hera e 33-të rresht që doli kampion i kësaj disipline.
Disku i tij fluturoi për rreth 40 metra, saktësisht 39.35 metra dhe kjo mjaftoi që të çojë dhe një medalje në shtëpi, për t'ua bashkuar qindra të tjerave që për 33 vite karrierë i ka fituar. Pas tij, në hedhje të diskut u renditën Besnik Rrustemi i Trepçës me 37.80 dhe Nexhat Shabani, po ashtu i Trepçës me 36.03 m.
"Ishte konkurrencë e fortë, nuk e mbaj mend të ishte e tillë ndonjëherë", tha Blakaj të enjten (më gjerësisht sot në Koha Ditore).


Sharri21.09.2012/09:49
Derisa te rinjet nuk stimulohen dhe nuk zbulohen talentet e rinje,atehere normal qe fiton 55 vjeqari.







shabani22.09.2012/04:53
ky njeri si 55vjeqar duhet te i ndihmoj te rit, dhe te ecin perpara,e jo me u merr vet me sport turp.