Ashton lë postin në BE vitin e ardhshëm

Artikujt tjerė
- Rusia, sponsori i madh i luftës siriane
- Ashton lë postin në BE vitin e ardhshëm
- "Kim Jong-un, i paqëndrueshëm mendërisht"
- Arrestohen përdhunuesit e zviceranes në Indi
- Në Kolumbi konfiskohen 4 tonë kokainë
- OKB-ja diskuton për armët
- Presidenti i Kinës viziton Rusinë
- Qipro sërish shtyn votimin për taksat
- Presidenti i Qipros: Taksa - një alternativë ndaj falimentimit
- Mesha e parë e Papa Françeskut në Vatikan
Bruksel, 18 mars - Shefja për Politike të Jashtme e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, ka deklaruar se vitin që vjen do të japë dorëheqjen nga detyra. Ashton ka deklaruar se ndihet e lodhur nga udhëtimet e shumta, duke theksuar se nuk ka asnjë mundësi tjetër për një mandat të dytë.Mund të ketë të tjerë të cilët me siguri do të bëjnë gjëra të cilat unë nuk kam mundur ti bëj, deklaroi Ashton, e cila theksoi se lidhur me këtë çështje kishte biseduar disa herë me ish-Sekretaren Amerikane të Shtetit Hillary Clinton, transmeton Shekulli online.
Një vendim i tillë pason atë të presidentit të Këshillit Evropian, Herman Van Rompuy, i cili paralajmëroi se do të tërhiqet nga politika në vitin 2014.
Ashton është personi, i cili po udhëheq bisedimet e rëndësishme mes kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi dhe atij të Serbisë Ivica Daçiq në Bruksel.
Të shumtë janë ata të cilët shprehen se Ashton do të pasohet në këtë detyrë nga shefi i NATO-s, Anders Fogh Rassmusen.


Fatmiri19.03.2013/06:52
Ma se miri per Kosoven kishte me qene qe ti mos te ishe ardhe ne ket pozite kurr.

Pashtrik19.03.2013/00:11
E le postin posa hasha ta nenshkruan marreveshjen per nje shtet cetnik brenda Kosoves!

Gazebo18.03.2013/22:59
Nuk ka faj qe po e len kete post,o lodh tu pas pune me tyrli Dacici e Thaqi pune...te ketillet ta shkurtojne jeten!

Xhevdeti18.03.2013/22:10
Shkoft e kurr mos u kthefte.

Deqan18.03.2013/22:02
Allahile merr me veti Thaqin se sun e bon pa ty , e ky i fundit ta fut edhe Ramushin ne valigjen e tij ne udhtimin e tyre njedrejtimesh,me shpres se sdo na kthehen me kurr .Ofroju azil ne angli se edhe ashtu su ka met tjeter e humben veten hajnat e ne fund edhe lekt jau rrov Qiproja,se villat e "tyne" jan te popullit.Un per vete jam ngi me keta "komandanta" Zot hupjav faren ka e kann se far e fll... ishin kon e se kishim dit.

Ylli18.03.2013/21:35
Pom duket don me naj lon nje m.. te madh para se me shku.









Gjynahi19.03.2013/08:40
Nuk eshte dashten spaku me na tregue qe do te largohet para se te kryejne keto marrina qe po i bene se buken na i lene thate nese shkon kjo nga funkcioni,qenka lodhen nga udhtimet se kjo ka qene pilote e avionit,besa palet ka pasen problem m eitakue se kete dhe ata ikane veten qka dhe si me ja bere.shko dhe harroje kosoven pergjithmon.