• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 15:30 Oxygen ® *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:10 Oxygen ® - vazhdimi *** 18:50 Marketing *** 19:00 Lajmet e mbrëmjes *** 19:35 Filma Vizatimor: “ Ariu i Vogël Çarli “ epis. 18, 19, 20 *** 20:15 N’Darkë *** 21:30 Sporti Total *** 22:55 Marketing  *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Japonia përkujtoi dyvjetorin e cunamit shkatërrues

Publikuar: 11.03.2013 - 11:57

Tokio, 11 mars  - Shërbime përkujtimore janë mbajtur në të gjithë Japoninë për të shënuar tërmetin shkatërrues dhe cunamin që goditi menjëherë pas tij, dy vjet më parë, më 11 mars. Ceremonitë u zhvilluan në tre prefekturat e zonës verilindore të vendit, më të goditura nga fatkeqësitë natyrore dhe një minutë heshtje u mbajt në 14:46 me orën lokale, pikërisht kur u regjistrua tërmeti. Më shumë se 18 mijë persona mbetën të vdekur apo u shpallën të zhdukur gjatë kësaj tragjedie, e cila gjithashtu shkaktoi edhe krizën bërthamore të Fukushimës. Që prej asaj kohe, shumica e reaktorëve bërthamorë të Japonisë kanë mbetur të mbyllur, midis një debati që shpërtheu e që vazhdon ende për energjinë atomike.

Në një videomesazh të postuar në YouTube, kryeministri japonez Shinzo Abe u zotua të përshpejtojë ndihmat në zonën e mbetur ende nën pasojat e tërmetit e cunamit. "U mbushën dy vjet që nga Fatkeqësia e madhe në Japoninë verilindore. Do të doja të ofroja edhe një herë, ngushëllimet e mia më të thella tek ata që humbën familjet dhe të dashurit e tyre. Japonia nuk do të përjetojë kurrë një pranverë të vërtetë, nëse pranvera nuk vjen në këto zona. Premtoj se asnjëherë nuk do të harrojmë peshën e çdo dite dhe se do të përshpejtoj rindërtimin e rajonit",-tha ai. Së bashku me çiftin perandorak Akihito, ata morën pjesë në një përkujtimore në Tokyo, ku mbajtën edhe një minutë heshtje.

Të dielën, raportoi AS, me mijëra njerëz marshuan në kryeqytet për të apeluar fundin e përdorimit të energjisë bërthamore. 50 reaktorët e Japonisë u mbyllën për kontrolle pas cunamit dhe vetëm dy kanë rinisur punën. Rreth 160 mijë persona u evakuuan nga zona rreth centralit bërthamor të Fukushimës, tri reaktorë të të cilit u shkrinë pas cunamit. Mbetet e paqartë nëse ata do rifunksionalizohen ndonjëherë. Dhjetëra mijë njerëz mbeten të zhvendosur, e Qeveria ka financuar miliardë dollarë në procesin e rindërtimit, mes akuzave për vonesa të shumta.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 15°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 15°C
Shkup 23°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė19°C
Tiranė21°CRrebesh shiu
Shkup24°CMe diell