• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 205 *** 22:20    Anima *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Valë e re e sulmeve me bomba në Irak, 8 të vrarë

Publikuar: 01.03.2013 - 15:54

Bagdad, 1 mars - Autoritetet irakiane thonë se nga shpërthimi i një serie të bombave të premten nëpër Irak, pretendohet se janë vrarë të paktën tetë njerëz. Dy bomba makinë shpërthyen në një treg të bagëtive në Diawaniyah, rreth 200 kilometra në jug të Bagdadit, duke vrarë gjashtë vetë dhe plagosur të paktën 60 të tjerë.

Dy bomba ka kanë shpërthyer në rrugët e një fshati në afërsi të Dujail-it, në veri të Bagdadit, duke vrarë një person, ndërsa një ushtar vdiq nga një bombë makinë në qytetin verior të Mosulit, transmeton REL.

Ashkush deri më tani nuk e ka marr përgjegjësinë për këto sulme, por kryengritësit sunit myslimanë kanë rritur dhunën që nga fillimi i vitit në një përpjekje të dukshme për të minuar qeverinë e udhëhequr nga shiitët.

Shpërthimet e së premtes, erdhën një ditë pas disa sulmeve me bomba në disa zona të Bagdadit dhe të shtënave në veri të Irakut, ku u vranë 26 veta dhe u plagosën më shumë se 60 të tjerë.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 22°CI kthjellėt
Tiranė 22°CI kthjellėt
Shkup 23°CI kthjellėt
Prishtinė32°CMe diell
Tiranė34°CMe diell
Shkup36°CMe diell