• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 15:15 Oxygen ® *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:15 Oxygen ® - Vazhdimi *** 19:00 Lajmet e mbrëmjës *** 19:40 Serial Për femijë " Little Chearlies Bear " . Epis 13, 14, 15 *** 20:15 N'darkë *** 21:30 Sporti Total *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Zelandë e Re: Bie pre e peshkaqenit

Publikuar: 27.02.2013 - 20:55

Auckland, 27 shkurt - Në një plazh të Auckland në Zelandën e Re, një peshkaqen sulmoi një person duke i shkaktuar vdekjen.

47-vjeçari ishte duke notuar në ujërat e Muriwai kur ndodhi sulmi.

Sulmet e peshkaqenëve janë shumë të rrallë në Zelandën e Re. Numërohen gjithsej 11 raste fatale që nga viti 1847, vit ky kur ka nisur regjistrimi i tyre.

Viktima e fundit e shkaktuar nga një peshkaqen në Zelandën e Re regjistrohet në vitin 1976.

Një komunikatë e policisë shpjegon: “Oficerët shkuan në vendngjarje në kohën e sulmit dhe qëlluan peshkaqenin para se ai të largohej. Ishte i gjatë 4.2 metra”, transmeton TCH

Sipas mediave lokale, sulmi mund të jetë kryer nga më shumë se një peshkaqen.

Gjatë aksionit të policisë, u vra peshkaqeni që dyshohej se kishte sulmuar notarin e ndjerë.  

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 22°CI kthjellėt
Tiranė 22°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 21°CI kthjellėt
Prishtinė26°CMe diell
Tiranė25°CMe diell
Shkup30°CMe diell