Dhuna në Siri, vetëm sot mbi 110 të vrarë

Artikujt tjerė
- Dhuna në Siri, vetëm sot mbi 110 të vrarë
- BE propozimin 25 shkurtin për bisedime me Iranin
- Davutoglu: Qeveria siriane po bënë krime të luftës
- Stamboll: Amerikania e zhdukur u gjet e vdekur
- Irak: Nga sulmi kamikaz, të paktën 30 viktima
- Korea e Veriut, bombë bërthamore kundër sanksioneve?
- Spanjë: 740 mijë firma kundër kryeministrit
- Kryeministri spanjoll mohon akuzat për korrupsion
- Kolumbi: Vritet lideri i FARC-ut
- Ankara: Grupi marksist merr për sipër sulmin ndaj ambasadës amerikane
Damask, 3 shkurt Në dhunë e sotme në Siri janë vrarë të paktën 110 persona, njoftoi Vëzhguesi sirian për të drejtat e njeriut. Krysisht bëhet fjalë për viktima në qytetin më të madh sirian Haleb, në veri të vendit, si dhe në paralagjet e kryeqytetit Damask. Sipas agjencisë së lajmeve AP, forcat qeveritare dhe ato kryengritëse janë përleshur afër kufirit me Jordaninë. Opozita i vlerësoi këto përleshje të armatosura si betejë vendimtare për qytetin Nasib, i cili është kalimi kufitar kryesor me Jordaninë. Banorët e qytetit afër brezit kufitar, Xhaber raportuan për shpërthime të fuqishme dhe për fluturime të avionëve të ushtrisë së regjimit sirian. Raportohet se kryengritësit mbikëqyrin tashmë 80 për qind të kufirit me Jordaninë, por ende nuk i kanë futur nën kontroll dy kalime kufitare kyçe.






