• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 206 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 9 *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Lirohen 650 pengje në Algjeri

Publikuar: 18.01.2013 - 16:57

Algjer, 18 janar - Agjencia shtetërore algjeriane e lajmeve, APS njoftoi se nga operacioni i shpëtimit i qeverisë janë liruar rreth 650 pengje, përfshirë edhe 70 të huaj.

Ky informacion nuk është konfirmuar nga burime të pavarura.

Mediat algjeriane gjithashtu thanë se të paktën 18 “terroristë” janë vrarë deri më tash.

Ndërkohë, kryeministri britanik, David Cameron i tha parlamentit të premten se kriza e pengjeve në Algjeri nuk ka mbaruar dhe se situata mbetet “fluide dhe e rrezikshme.”

“Ne nuk jemi informuar për sulmin paraprakisht. Mua më ka treguar për të kryeministri algjerian, derisa sulmi po ndodhte. Ai ka thënë se terroristët janë përpjekur të ikin, dhe se janë ndjerë të obliguar që të reagojnë”, u shpreh Kameron.

Qeveria e Francës po ashtu tha të premten se nuk ka qenë e informuar për sulmin.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 32°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 32°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 35°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė33°CMe diell
Tiranė35°CMe diell
Shkup36°CMe diell