Rrëzohet tetëkatëshja pa leje, 25 të vdekur

Artikujt tjerė
- Rrëzohet tetëkatëshja pa leje, 25 të vdekur
- Afrim gati vdekjeprurës me rinoqerontin
- Francezët filluan operacionet tokësore në Mali
- Në Moskë vritet numri 1 i mafias ruse
- Mark Gjonaj, shqiptaro-amerikani i parë në post të lartë politik (video)
- Valë sulmesh në Irak, 17 të vrarë
- New Yorku miraton ligjin kundër armëve
- Shpërthim e të shtëna në Kabul
- Asadi ka ikur dhe jeton në anije?
- Bie helikopteri në Londër, dy të vdekur
Aleksandri, 16 janar Njëzetepesë të vdekur është bilanci më i ri i fatkeqësisë që ndodhi sot në qytetin e dytë më të madh të Egjiptit, Aleksandri pas rrënimit të një ndërtese tetëkatëshe, njoftoi agjencia AP, duke iu referuar deklaratave të policisë dhe të autoriteteve mjekësore.
Përfaqësuesi i Ministrisë së Shëndetësisë, Muhamed el Sharkavi tha se në këtë fatkeqësi kanë marrë plagë edhe 12 persona të tjerë, por ekipet shpëtimtare janë duke kërkuar ende nën rrënojat e tetëkatëshes.
Nuk dihet se çka e ka shkaktuar rrënimin e ndërtesës, megjithëse prefekti i qytetit të Aleksandrisë Muhamed Abas Ata tha se ndërtesa ishte ndërtuar pa leje para pesë vjetëve dhe se në të kanë qenë 24 banesa.


e brengosura 17.01.2013/08:21
Kjo do ta pret edhe Kosoven.Menyra si jane nderuar edhe ketu ndertesat pas luftes na brengos se nje gje e tille do te ndodhe edhe te ne pas 10 vitesh.Prandaj,kujdes Ju qe ndertoni dhe ju qe beni pranimin teknik te ndertimeve.






Agron Musaj17.01.2013/09:18
Kjo pret edhe Kosoven valla, sic eshte permend ma lart kam perjetu disa ndertime vetem se nje mund te them. Me ma fal nje banes ne Prishtine, me ma dhan fal se nuk do guxoja me e fut familjen ne te e lere me te paguaj per vdekjen time. Tmerrrrrrrrrrr