• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 19:55    Moti *** 20:00  Oxygen  *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Afrim gati vdekjeprurës me rinoqerontin

Publikuar: 16.01.2013 - 22:05

Johanesburg, 16 janar - Për një foto të rrallë, sidomos kur bëhet fjalë nga bota e egër e Afrikës, kushdo mund të mposhtë për pak çaste frikën e t’u afrohet “përbindëshave”. Por rreziku është i madh. Pjesë e një përvojë tragjike është bërë 24-vjeçare afrikano-jugore, Chantal Beyer, dhe bashkëshorti i saj. Ata ndaluan një parkun natyror “Hotel and Nature Reserve” për të bërë një foto me dy rinoqerontë të bardhë në sfond.

Dy të rinjtë kanë zbritur nga makina e tyre dhe fillimisht frika ka stepur kureshtjen për t’u afruar sa më shumë kafshëve. Por, ka qenë pronari i parkut ai që i ka nxitur të afrohen edhe pak, duke u thënë se nuk përbënte asnjë rrezik, transmeton TCH.

Pa u menduar dy herë, dy bashkëshortët janë afruar dhe sapo është shkrepur fotoja kujtim nga bota e egër, tragjedia ka ndodhur. Një rinoqeront e ka sulmuar nga pas vajzën duke e goditur me bririn e tij në shpatull.

24-vjeçja mori plagë të rënda, çarje të mushkërive dhe hematoma të tjera në trup. Ajo u shoqërua menjëherë në një spital të Johanesburgut, ku gjendja e saj shëndetësore paraqitet e qëndrueshme, por sërish me rrezik për jetën.

Edhe bashkëshorti i saj u godit nga rinoqeronti, por plagët e tij janë më të lehta. Autoritetet kanë nisur hetimet ndaj pronarit të parkut që ishte edhe autor i foto. Dyshohet se ai ka neglizhuar rrezikun që u kanosej dy të rinjve dhe i ka nxitur ata t’u afrohen më shumë kafshëve të egra.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 13°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 13°CKryesisht me vranėsira
Shkup 13°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu