• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 205 *** 22:20    Anima *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Plumba ndaj konsullit italian në Libi

Publikuar: 13.01.2013 - 10:48

Bangazi, 13 janar - Një diplomat italian ra pre e një atentati në qytetin e dytë më të madh në Libi, në Bengazi, raportuan të dielën mediat ndërkombëtare.

Për fat të mirë, Guido de Sanctis, konsulli italian në këtë qytet, nuk u lëndua në këtë sulm ndaj jetës së tij.

Diplomati u qëllua ndërsa ishte duke udhëtuar në makinën e ambasadës, e cila ishte e pajisur me xhama antiplumb, fakt të cilin atentatorët nuk e dinin, transmeton TCH.

Një ngjarje e tillë rikthen në kujtesë sulmin e ndodhur në 11 shtator 2012 ndaj konsullatës amerikane në të njëjtin qytet, i cili rezultoi fatal për ambsadorin Christopher Stevens dhe tre diplomatë të tjerë amerikanë.

Në muajt e fundit ka pasur një rritje të numrit të goditjeve ndaj selive diplomatike në Libi, pavarësisht se autoritetet janë shprehur se do të marrin masa për të luftuar këtë fenomen.

Mbetet e paqartë se sa do të ndikojë ky atentat në marrëdhëniet e ngushta italiano-libiane.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 21°CI kthjellėt
Tiranė 21°CI kthjellėt
Shkup 24°CI kthjellėt
Prishtinė31°C
Tiranė33°CMe diell
Shkup34°CMe diell