• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Pulsi *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 187 *** 22:20    Dokumentar: “Njerëzit dhe kujtimet flasin” *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Babai kërkon të publikohet emri i studentes së përdhunuar

Publikuar: 06.01.2013 - 13:19

New delhi, 6 janar - Babai i studentes indiane që ndërroi jetë pas përdhunimit nga pesë persona në New Delhi të Indisë bëri apel që emri i vajzës së tij të bëhet publik dhe të jetë një frymëzim në luftën kundër fenomenit.

Publikimi i emrave të viktimave të përdhunimit, apo edhe ai i të afërmve të tyre ndalohet me ligj në Indi, një masë e kahershme kjo e vendosur për të mos stigmatizuar viktimat e këtij fenomeni mjaft të përhapur në këtë vend, transmeton TCH.

Në kushtet e anonimit, babai i studentes tha për mediat britanike se dëshiron që emri i vajzës së tij të bëhet publik që të shërbejë si një frymëzim për viktimat e tjera të sulmeve seksuale. Thirrjes së tij u është përgjigjur ministri Shashi Tharoor që urdhëroi autoritetet të zbardhin identitetin e saj, emër që do të përdoret në hartimin e një ligji të ri kundër përdhunimit.

Rasti i përdhunimit të 23-vjeçares në një autobus ndezi protesta të dhunshme në Nju Delhi. Protestuesit kërkuan dënimin me vdekje për autorët e krimit dhe fajësuan autoritetet për paaftësi në mbrojtjen e vajzave në rrugët e kryeqytetit, sidomos gjatë natës. 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 19°C
Tiranė 19°CI kthjellėt
Shkup 22°CI kthjellėt
Prishtinė27°CMe diell
Tiranė28°CMe diell
Shkup30°CMe diell