Hillary Clinton, sekretare e rekordeve

Artikujt tjerė
- David Cameron e dëshiron postin deri më 2020
- Der Spiegel: Angela Merkel nuk do të përdorë Twitter
- Pakistan: Nga sulmi ajror amerikan 9 militantë të vrarë
- Stamboll: Bllokohet aeroplani me 1,5 tonë ari
- Babai kërkon të publikohet emri i studentes së përdhunuar
- Assad shtrin dorën për dialog
- Venezuelë: Shtyhet afati i betimit të presidentit
- Hillary Clinton, sekretare e rekordeve
- Tensione mes Pakistanit dhe Indisë
- Orgji në ambasadën e Hondurasit në Kolumbi, dorëhiqet ambasadori
Washington, 6 janar - Asnjë sekretar shteti në historinë amerikane nuk ka kaluar më shumë kohë në aeroplan dhe në udhëtime jashtë vendit. Njerëzit e afërt thonë se ish-zonja e parë nuk ndalej.
Madje edhe njerëzit që kanë punuar për së afërmi me Clintonin (65) thonë se ajo ishte një rob i punës. Kishte një orar të stërngarkuar të takimeve dhe udhëtimeve. Gjatë katër vjetëve të kaluar, ajo ka udhëtuar 401 ditë dhe ka kaluar një kohë të barabartë me 87 ditë në aeroplan, bëjnë të ditur të dhënat e Departamentit të Shtetit.
Në një maratonë 48-orëshe në vitin 2009, për të cilën ende flasin kolegët e saj, ajo udhëtoi prej bisedimeve me liderët palestinezë në Abu Dhabi në një takim në mesnatë me kryeministrin izraelit, Benjamun Netanyahu, në Jerusalem, pastaj mori aeroplanin për në Marok, duke punuar tërë natën për të tjera çështje, përpara se të shkonte drejt e në një takim me liderët arabë mëngjesin e ardhshëm.
Shumë njerëz që e njohin më kanë thënë ti them asaj që të mos punojë kaq shumë, ka theksuar Melanne S. Verveer, që ishte shefe e kabinetit të sekretares Clinton, kur ishte zonjë e parë dhe tani është ambasadore e saj për çështje të grave. Epo, kjo nuk është e lehtë të bëhet kur jeni Hillary Clinton. Ajo nuk di ta kursejë veten.
Nuk është vetëm punë detyre zyrtare, thotë Verveer dhe të tjerët që e njohin. Clinton jepet me shpirt pas punës, duke zbatuar një diplomaci personale që, insiston ajo, e detyron të udhëtojë në më shumë vende sesa ishin të detyruar të fluturonin paraardhësit e saj.
(Tekstin e plotë lexoni sot në Koha Ditore)


Ylberi06.01.2013/12:20
Sbashku me Olbrajtin kjo zonje e nderuar eshte nena dhe shpirti i shqipetareve

Prizrenasi06.01.2013/12:17
Si duket , Klinton duke iu perkushtuar aq shume punes , ne nje menyre e harroi faktin se nje gje e tille mund qe ti hakmeret ne shendetin e saj. Dhe per fat te keq keshtu ,edhe i ngjau sekretares Klinton . Mbase nga stresi i krijuar nga angazhimi e perkushtimi e madh ne pune, ajo perfundoi ne spital, por per fat , ajo shpjet bene me mire , e le spitalin , dhe i bashkohet familjes se saj. Une mbetem me shprese se z, Hillary Klinton se shpejti do te kethehet edhe ne vendin e saj te punes , duke i kryer me sukses te gjitha obligimet e veta , si sekretare shtetrore e Amerikes .










tina06.01.2013/18:01
Zonja Hillary gjithmone paqit shendet dhe lumrturi se bashku me familjen Juaj!