• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 206 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 9 *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Daçiq: Nuk i japim serbët e Kosovës për datën?

Publikuar: 11.03.2013 - 11:59

Beograd, 11 mars - Kryeministri i Serbisë, Ivica Daçiq ka paralajmëruar në prag të takimit të sotëm të kreut shtetëror serb me shefen e diplomacisë së BË në Bruksel, Catherine Ashton, se pas këtij takimi mund të jetë më e qartë nëse është e mundshme të gjendet zgjidhja për bashkësinë serbe në Kosovë dhe ka cekur se Serbia për hir të datës do të heq dorë nga politika e vet dhe zgjidhja kompromise që ofron.

Në intervistën për “Veçernje novosti”, Daçiq ka thënë se “nuk mund të pranojmë asgjë që nuk e siguron funksionimin dhe ekzistencën e serbëve dhe të bashkësisë serbe në Kosovë.

 “Prishtina po i hedh poshtë propozimet tona për Bashkësinë e komunave serbe, por as ne nuk do të pranojmë asgjë nën këtë. Nuk pajtohemi që bashkësia serbe ekskluzivisht të fitojë të drejtën e organizimit të shfaqjeve folklorike dhe të botojë buletine. Do të insistojmë në autorizimet ekzekutive dhe këtë krejt qartë do t’ua themi edhe zyrtarëve në Bruksel”, citon rtk të ketë  thënë ai.

Sipas tij, Serbia për hir të marrjes së datës nuk do të heq dorë nga politika e vetë dhe zgjidhja kompromise që ofron.

Sipas kryeministrit serb, “ka ardhur ai momenti që me partnerët evropian të bisedohet hapur dhe sinqerisht edhe për vazhdimin e integrimeve të mëtejshme evropiane”.

Të gjithë duhet ta kenë plotësisht të qartë, ka theksuar Daçiq, se Serbia nuk do t’i ndryshojë qëndrimet që në verë ta marrë datën për nisjen e negociatave për anëtarësimin në BE. “Kjo assesi nuk nënkupton se po heqim dorë nga rruga evropiane e Serbisë, sepse Serbia abolutishtë e ka merituar datën”, ka nënvizuar pos tjerash kryeministri Daçiq.

 

Komente (3)

kosovari11.03.2013/13:35

o ju smeritoni as ni kufi ta kaloni po qa meba evropa po jua ploco te gjitha se ju e meritoni izolimin

Ramadan Kovaci11.03.2013/13:30

Serbet e Kosoves ata jan vetem ata qe jan shtetas te Kosoves kan at qe duhet te ken sipas regulativave ne fuqi, kan bila ma shum se shqipetaret ne Serbi. A sa per serbet tjer ne Kosove, qe jan shtetas te Serbise, mir eshte ose ti bindish qe te aplikojn per shtetesi te Kosoevs ose meri me vete per ne Serbi..

Xhevdeti11.03.2013/13:19

Besa more dacic jo vetem serbet e Kosoves qe do ti japesh por ndoshta,edhe ata te Serbise ke per ti dhene nese doni ti shlyeni mekatet dhe krimet te cilat i bete ne Kosove si dhe ne Serbine qendrore duke filluar nga Lugina e Presheves Nish e deri ne Prokuple.

1000  Karaktere
Prishtinė 33°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 33°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 37°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė33°CMe diell
Tiranė35°CMe diell
Shkup36°CMe diell