• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 15:15 Oxygen ® *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:15 Oxygen ® - Vazhdimi *** 19:00 Lajmet e mbrëmjës *** 19:40 Serial Për femijë " Little Chearlies Bear " . Epis 13, 14, 15 *** 20:15 N'darkë *** 21:30 Sporti Total *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Kirby: SHBA nuk dëshiron një "Republika Sërpska" në Kosovë

Publikuar: 05.03.2013 - 18:20

Novi Pazar, 5 mars - SHBA nuk e dëshiron një “Republikë Sërpska” në Kosovë, pasi që kjo nuk ka treguar sukses as në Bosnje, ka thënë të martën ambasadori amerikan në Serbi, Michael Kirby.Në një vizitë të tij në Novi Pazar, ambasadori Kirby u ka thënë gazetarëve se SHBA, më me interes e sheh propozimin e Beogradit për një lidhje të komunave serbe në Kosovë, njofton agjencia serbe e lajmeve Beta.

Megjithatë, ai ka thënë se Shtetet e Bashkuara, ende nuk janë në njohuri se çfarë saktësisht paraqet ai propozim.

“Mendoj se me anë të bisedimeve (Kosovë-Serbi), duhet të arrihet deri te një zgjidhje për dallimet që janë paraqitur nga të dyja palët”, thotë ambasadori amerikan.

Kirby ka shtuar se duhet kërkuar për zgjidhje afatgjate dhe të pranueshme dhe ka kërkuar nga të dyja palët që të tregojnë trimëri në këtë aspekt.

 

Komente (4)

Zymjani06.03.2013/09:51

Per kometuesin , Komentimi@ . Shiptaret nuk jane te dobet . Por , kur eshte ne pyetje Kosova, duhet pranuar se ne nuk patem kacik , qe te cilrohemi vete nga nje force okupuese cfere ishte Serbia e Miloseviqit . E dyta ne nuk e patem forcen e duhur qe te shapllim Kosoven shtet te pavarur pa nje prekrahje nderkombetare, e sidomos te atyre shteteve , te cilat na cliruan nga okupimi shekullor serb . Edhepse tash e kemi nje shtet me plote halle e derte e qe nuk po funsionon ashtu si duhet, prapseprap te huajt jane ata qe mund te jene garantues qe Kosova te vazhdoi se ekzistuari si shtet me kufi te pranuar nderkombtarisht nga 96 shtete te botes . Se cfare aparati shtetetror kemi, cfare ekonomie , arsimi, shendetesi etj . tashme te gjithe e dime . Ne kete aspekt , ata qe drejtojne shtetin e Kosoves kane deshtuar ne nje mase shume te madhe . Andaj edhe e kemi nje shtet i cili ne planin e mbrendshem me shume po shenon deshtime sesa suksese .

Komentimi05.03.2013/22:09

E shihni se sa të dobët janë shqiptarët. Çdo gjë presin nga të huajt me ua çliru vendin, me e rindërtu vendin dhe tash edhe me na e mbrojt vendin. Athua pse paguhen në Kosovë kryetari i shtetit, kryeministri, kryeparlamentari dhe deputetët. Pse kosovarët do të duhej të shpenzonin për ta kur edhe ashtu asgjë nuk po ua shohin hajrin.

Ibrahim05.03.2013/20:14

Mir e ka KIRBY nje Republik serbska nuk e Duan .Por i dojne tri republika srbskaRép srbska deqan,repu srbska mitrovice,dhe repu srbks hoqa.pastaj edhe dy a tri krahina.krahina gorazhdec dhe krahina ranilluge.

Zymjani05.03.2013/19:49

Faleminderit SHBA per perkrahjen e panderprere qe po ia afrone Kosves . Sipas gazetes Blic te Serbise , gjeja vendet Kuintit kane rene ne pajtim qe ashtuquajturi asociacioni i komunave te bashkuara serbe, te kete edhe atribute eksekutive veteqeverisese . Ne rastese eshte keshtu atehere po te mes ishin miqet tane amerikane ,ne veri te Mitrovices do te krijohej Republika Serbska ne Kosoves , ose nje shtet i ri serbe ne Kosove . Zot e bekofte Ameriken . Po te kerkonte nevoja do te vdisja per kete shtet .

1000  Karaktere
Prishtinė 22°CI kthjellėt
Tiranė 22°CI kthjellėt
Shkup 26°CI kthjellėt
Prishtinė26°CMe diell
Tiranė25°CMe diell
Shkup30°CMe diell