Daçiq (dez)informon ambasadorët e pesë shteteve të BE-së

Artikujt tjerė
- Afër 60 për qind e banorëve të Sanxhakut flasin gjuhën boshnjake
- Majko: Rrahja e shqiptarëve në Shkup, kafshëri nazistësh
- Natë e tensionuar dhe e frikshme në Shkup
- Tifozët e MZT qëndrojnë prapa sulmit ndaj nxënësve shqiptarë
- Dhuna nga huliganët, pesë të rinj shqiptarë në spital
- Arrihet marrëveshje politike për krizën në Maqedoni
- Daçiq (dez)informon ambasadorët e pesë shteteve të BE-së
- Sipas Kacinit, po përfundon manipulimi me serbët në veri
- Lugina do vetëm bashkim me Kosovën
- Serbia nuk heq dorë nga kërkesat ekzekutive për veriun
Beograd, 1 mars Kryeministri serb Ivica Daçiq ka takuar sot ambasadorët e pesë vendeve anëtare të BE-së, të cilat nuk e kanë njohur Kosovën (Spanjës, Greqisë, Qipros, Rumanisë dhe Sllovakisë), për tiu thënë atyre se Serbia po bën përpjekje maksimale që në dialog me Prishtinën të arrihet zgjidhje e qëndrueshme, por që tash për tash pala tjetër nuk po tregon gatishmëri për arritje të kompromisit.
Serbia ka strategji të qartë, të formuluar në Platformën dhe vendimet e parlamentit dhe sinqerisht duam zgjidhje të drejtë e të qëndrueshme, e cila do tiu mundësojë ekzistencën serbëve në Kosovë dhe të sigurojë paqe të përhershme në rajon, ka thënë Daçiq, transmeton agjencia Fonet.
Ai ka vlerësuar se për zgjidhjen e problemit të Kosovës me rëndësi të jashtëzakonshme është mbështetja që Serbisë i ofrojnë Spanja, Greqia, Qipro, Rumania dhe Sllovakia, të cilat nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës, njoftoi zyra për medie e kryeministrit serb.











Kosnvari02.03.2013/02:06
Nuk ka nevoj kto pes shtete tna njohin as na nuk i njohum.Na ka njoft Nena Amerik pr tjerat nuk ka nevoj