• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 18:00 Talk *** 19:00 Lajmet e mbrëmjës *** 19:35 Sporti në KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:00 Automan *** 22:05 Dokumentar: Biografi - Roman Polanski *** 22:50 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Sipas Kacinit, po përfundon manipulimi me serbët në veri

Publikuar: 01.03.2013 - 16:36

Bruksel, 1 mars - Raportuesi për Serbinë në Parlamentin Evropian, Jelko Kacin ka thënë se data e fillimit të bisedimeve me Beogradin për anëtarësim në BE është afër, por nuk është i sigurt nëse kjo do të ndodhë së shpejti.

Në një intervistë për revistën Kord, europarlamentari Kacin ka thënë se përparimi i arritur deri më tash në marrëdhëniet me Prishtinën është tregues se cila është mënyra për kapërcimin e problemeve më serioze në rajon, dhe se me serbët në veri është manipuluar për të mashtruar publikun në Serbi, Kosovë, Ballkan apo edhe në BE, gjë që më nuk është duke ndodhur.

“Kurrë nuk kam thënë se jam absolutisht i sigurt lidhur me datën për fillimin e negociatave. Serbia është duke punuar shumë për të plotësuar kriteret prioritare, të cilat janë të lidhura kryesisht me dialogun politik në nivelin më të lartë në mes të kryeministrit Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq”, transmeton Rel fjalët e Kacinit.

Ai ka shpjeguar gjithashtu se një nga sfidat kryesore të Serbisë në rrugën drejt BE-së është mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe të pakicave.

Komente (1)

Septiku02.03.2013/13:58

Serbija ,kurr qe nga eshte formuar si shtet, nuk ka luftuar per mbrojtjen e te drejtave t pakicave dhe te njeriut.Dhe besoj qe ben pjese ne grupin e shteteve me ugurzeza per mbrojtjen e te drejtave te njeriut dhe pakicav.Nje shtet i till me nje nacionalizem ekstrem,te drejtat dhe lirit e nacionaliteteve dhe individve ishkel ne vazhdushmeri.Andaj Z.Kacin duhet te jet me objektiv ne kete drejtim se serbija perveq qe i shkele te drejtate e shqiptarve ajo i shkel edhe t e drejtat e nacionaliteteve tjera edhe te vet srbve ne serbi qe i pengon dhe vazhdimisht perpiqet qe ti mbaj peng ne kosove dhe nuk i lejon te inkuadrohen ne instucionet e vendit ku jetoj.

1000  Karaktere
Prishtinė 21°CI kthjellėt
Tiranė 21°CI kthjellėt
Shkup 18°CI kthjellėt
Prishtinė27°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė28°CMe diell
Shkup30°CMe vranėsira tė pjesshme