• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 15:15 Oxygen ® *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 17:15 Oxygen ® - Vazhdimi *** 19:00 Lajmet e mbrëmjës *** 19:40 Serial Për femijë " Little Chearlies Bear " . Epis 13, 14, 15 *** 20:15 N'darkë *** 21:30 Sporti Total *** 22:55 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Lugina do vetëm bashkim me Kosovën

Publikuar: 01.03.2013 - 11:42

Prishtinë, 1 mars - Lugina e Preshevës duhet t’i bashkohet Kosovës, nuk është zgjidhje ndonjë asociacion i komunave shqiptare sipas modelit të komunave serbe në Kosovë. Ky është qëndrimi i prerë i kryetarit të Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa, pas deklarimit të zëvendëskryeministrit të Kosovës, Hajredin Kuçi, i cili ka theksuar se liderët shqiptarë duhet që të përpilojnë propozime konkrete për krijimin e ndonjë asociacioni të komunave, e që më pas kjo platformë të paraqitet si kërkesë ndaj palës serbe gjatë bisedimeve në Bruksel.

Në një prononcim për Telegrafin, Mustafa ka deklaruar se nuk do të lodhen që të bëjnë projekte të tjera, për shkak se mbrojnë fuqimisht plebishitin për bashkimin me Kosovën gjatë referendumit në vitin 1992, e cila u materializua edhe gjatë luftës së UÇPMB-së.

“Edhe kryeministri Hashim Thaçi edhe zëvendëskryeministri Hajredin Kuçi duhet ta kenë që qartë se nuk ka zgjidhje tjetër. T’u kërkosh shqiptarëve të Luginës së Preshevës diçka tjerët përveç bashkimit me Kosovën, është sikur kosovarëve t’u kërkohet heqja dorë nga pavarësia”, ka thënë Mustafa.

Kreu i Preshevës ka vlerësuar se liderët e Kosovës duhet që të mos përdorin thashetheme të tilla për të përfituar politikisht.

Ndërkohë, zëvendëskryeministri Kuçi ka arsyetuar faktin e mospërfshirjen e Luginës së Preshevës në tryezën e bisedimeve në Bruksel, duke thënë se këtë nuk mund ta bëjnë në rast se mungojnë iniciativat konkrete nga ana e shqiptarëve të kësaj pjese.

 

Komente (1)

ademi01.03.2013/12:20

Lugina don vetem bashkim me Kosoven kjo nuk do te ndoll kurr me Hashim Thaqin kryeminister.

1000  Karaktere
Prishtinė 22°CI kthjellėt
Tiranė 22°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 21°CI kthjellėt
Prishtinė26°CMe diell
Tiranė25°CMe diell
Shkup30°CMe diell