Bejta lë postin ministror, garon për Gostivarin

Artikujt tjerė
- Shkup: Dorëhiqen Arifi dhe Bejta, përqëndohen në zgjedhjet lokale
- Jovanoviq: Qeveria serbe të pranojë realitetin e Kosovës
- Lirohet nga burgu i Beogradit Selmon Sadiki nga Rainca e Preshevës
- Tre mjekë në garën për komunën e Strugës
- Kryeministri bullgar vizitë të paparalajmëruar në Shkup
- Gjermania slëshon pe për Kosovën
- Bosnjë, 4 ish-policë shpallen fajtorë për gjenocid
- Bejta lë postin ministror, garon për Gostivarin
- Qorrsokaku politik, Füle anulon vizitën në Shkup
- Teuta Arifi dorëhiqet nga qeveria, garon për kryetare të Tetovës
Shkup, 15 shkurt - Ministri i Pushtetit Lokal në qeverinë e Maqedonisë, Nevzat Bejta sot dha dorëheqje nga posti i ministrit për shkak të pjesëmarrjes së tij në garën e zgjedhjeve lokale për komunën e Gostivarit.
Gjithnjë kam qenë i përgatitur të respektoj vullnetin e shumicës së qytetarëve. Kam qenë i përgatitur ta respektoj demokracinë dhe njerëzinë, lirinë dhe barazinë si dhe drejtësinë. Në zgjedhjet parlamentare më 2011, BDI në Gostivar doli fituese dhe nga ajo fitore unë u bëra ministër i Vetëqeverisjes Lokale. Por në 2013 u ndryshua situata, shumica e qytetarëve të Gostivarit kërkuan që unë të jem sërish kandidat për kryetar. Këtë kërkesë e përkrahën organet partiake dhe BDI-ja më kandidoi për kryetar të Komunës së Gostivarit. Duke mos dashur të keqpërdor pozitën e ministrit në zgjedhjet e 24 marsit, unë jap dorëheqje të pakthyeshme nga funksioni i ministrit, tha Bejta para gazetarëve.







Diaspora16.02.2013/08:23
Nuk ke faj Zotëri Bejta .!! Kush ushqehet njiherë me lugën me mjalt është vështirë ti shmanget asaj .Jo qytetarët por interesat personale janë shkaqet se ndoshta edhe ca kate më shumë dëshiron ti ndërtesat që posedoni .Atë që e bëni ju e bën secili qytetar i thjeshtë me paratë e popullit .Prandaj jo veq Ti por edhe ato që janë në pushtet garojnë për mbushjen e xhepave të stërmbushur por u pyes diçka A do të merni me vehte diçka në atë botë dhe sa keni me jetuar? Respekt