• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 190 *** 22:20    Cosmo *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Qorrsokaku politik, Füle anulon vizitën në Shkup

Publikuar: 15.02.2013 - 18:04

Shkup, 15 shkurt - Eurokomisari për zgjerim, Stefan Füle anuloi vizitën e paralajmëruar për javën e ardhshme në Maqedoni, për shkak të, siç thuhet “qorrsokakut aktual politik në vend”.

“Në kontekst të dialogut të nivelit të lartë planifikoja ta vizitojë Shkupin javën e ardhshme që ta shqyrtojmë progresin e reformave lidhur me integrimin në BE. Ky raund i katërt i dialogut të nivelit të lartë duhej të ishte pjesë e përgatitjeve të Komisionit Evropian për raportin vijues të KE-së, siç u kërkua nga takimi i dhjetorit të Këshillit për punë të përgjithshme të BE-së. Por, në dritë të qorrsokakut të tanishëm politik, konsideroj se vizita ime për bisedime për këto çështje do të ishte joadekuate në këtë kohë”, thekson Füle në deklaratën me shkrim dërguar medieve, raporton Ina.

Diplomati evropian porosit liderët politikë në Shkup që të ndërmarrin përgjegjësi dhe të gjejnë zgjidhje, duke demonstruar pjekuri të institucioneve demokratike dhe duke i vënë  në vend të parë interesat e shtetit dhe qytetarëve të saj. 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 17°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 17°CShi
Shkup 19°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė21°C
Tiranė22°CRrebesh shiu
Shkup26°CMe diell