Teuta Arifi dorëhiqet nga qeveria, garon për kryetare të Tetovës

Artikujt tjerė
- Teuta Arifi dorëhiqet nga qeveria, garon për kryetare të Tetovës
- Turqia i përgjigjet me sulm Sirisë
- Në Shkup në ditën e pavarësisë së Kosovës, Dita e Plisit
- Turqia i përgjigjet me sulm Sirisë
- Serbinë e presin bisedimet më të vështira me Kosovën
- Deshën të rrëzonin avionin me Daçiqin?!
- Dikoviq: Serbia kërcënohet vetëm nga Kosova
- Mesiq: S'duhet lejuar një gjendje gjysmë lufte në Kosovë
- Pensionet e Serbisë vetëm atyre që njohin ligjet e saj
- Komuna e Medvegjës shkarkon nga posti zyrtar Leme Xhemën
Shkup, 15 shkurt - Zëvendëskryeministrja për eurointegrime, Teuta Arifi dha dorëheqje nga funksioni i saj për arsye të pjesëmarrjes në zgjedhjet e ardhshme lokale si kandidate e BDI-së për kryetare të Komunës së Tetovës.
Sot dhash dorëheqje nga funksioni i zëvendëskryeministres për çështje evropiane dhe do t'i përkushtohem tërësisht fushatës parazgjedhore që do të zhvillohet në Tetovë, tha Arifi, raporton Ina.
Në pyetjen e gazetarëve nëse kandidaturën e tillë për kryetare të Tetovës e vlerëson si devalvim, ajo theksoi se me kandidaturën për kryetare të Tetovës është veçanërisht e nderuar, sepse Tetova është qyteti në të cilën jetojnë më shumë shqiptarë, qytet me dy universitete dhe shprehu besimin se do të bëhet gruaja e parë shqiptare kryetare komune, sikur edhe para 11 vjetëve, kur u gruaja e parë shqiptare deputete në Maqedoni.








