• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Pulsi *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 187 *** 22:20    Dokumentar: “Njerëzit dhe kujtimet flasin” *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Serbinë e presin bisedimet më të vështira me Kosovën

Publikuar: 15.02.2013 - 14:47

Beograd, 15 shkurt – Kryeministri i Serbisë Ivica Daçiq ka deklaruar se para Serbisë qëndron pjesa më e vështirë e dialogut me Prishtinën sepse duhet të zgjidhet çështja e institucioneve paralele në Kosovë.

E kjo çështje, ka thënë ai, mund të zgjidhet vetëm me marrëveshje për mënyrën e funksionimit të bashkësisë së komunave serbe.

"Pa këtë marrëveshje Serbia nuk do të ketë të drejtë, as morale dhe as politike, të suspendojë cilat do institucione të veta në Kosovë, që edhe ashtu janë shumë pak," ka thënë Daçiq, njoftojnë medie të Beogradit.

Sipas fjalëve të tij, përcaktimi i kompetencave është proces që mund të shpie te një zgjidhje e qëndrueshme dhe e cila mund të zbatohet në tërësi për t’u eliminuar paraliza e institucioneve në Kosovë.

"Këtu nuk bëhet fjalë për njohjen e pavarësisë së Kosovës, dhe kjo shihet edhe në platformë e në rezolutë që  ka miratuar Kuvendi i Serbisë. Është në interesin tonë që territori i cili si tërësi është definuar me Rezolutën 1244, të funksionojë në mënyrë të qëndrueshme e kjo nuk është e mundur pa institucione dhe pa vetadministrim të saj", ka thënë Daçiq.

Takimi i ardhshëm Thaçi – Daçiq mbahet më 22 shkurt në Bruksel.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 16°CI kthjellėt
Tiranė 16°CI kthjellėt
Shkup 19°CI kthjellėt
Prishtinė27°CMe diell
Tiranė28°CMe diell
Shkup30°CMe diell