• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 189 *** 22:20    Dokumentar: E Përkryera te Plastika - epis 5 *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Pengohet skenari i demokratëve për grusht-shtet në Serbi!?

Publikuar: 06.02.2013 - 10:43

Beograd, 6 shkurt -  Mediat në Serbi me të madhe trumbetojnë se demokratët kanë tentuar të përmbysin pushtetin me grusht-shtet?! Këtë e ka pohuar ish-shefi i policisë së Beogradit, Marko Nicoviq, duke theksuar se një nga funksionarët e policisë sipas urdhëresës se Miki Rakiqit dhe Boris Tadiqit, kanë tentuar të bëjnë grusht-shtet në mënyrën më tinzare.

Ata kanë keqpërdorur informacionet e kontakteve të Ivica Daçiqit me pjesëtarët e klanit të Darko Shariqit, ndaj të cilit është ngritur shumë zhurmë e pluhur nga drejtuesit e ri të pushtetit të Serbisë, informacione që janë nën emblemën dhe vulën e “Top secret shtetëror”.

“Një pjesë e funksionarëve të policisë, me urdhëresën e Rakiqit dhe Tadiqit, kanë tentuar në mënyrën më tinzare të kryejnë grushtshteti duke pohuar se e kanë përcjell kryeministrin Daçiq, dhe pse nuk ka qenë në listë edhe shefi i Shërbimit të kriminalitetit të organizuar Bata Gjuroviq, për të cilin është thënë se ka qenë në pushim me Darko Shariqin, atëherë situate është e qartë", deklaroi Nicoviq.

Miodrag Rakiqi, nënkryetar i partisë  DS dhe ish kryetari i Byrosë për koordinim të shërbimeve sekrete dhe sekretar i Këshillit për siguri kombëtare, gjatë bisedimeve për formimin e Qeverisë pas zgjedhjeve të vitit të kaluar në Serbi, e ka shantazhuar kryeministrin aktual dhe kryetar i Partisë socialiste të Serbisë, Ivica Daçiq, për ta penguar që të mos formojë Qeveri koalicioni me partinë e Tomisllav Nikoliqit.

”Rakiqi ka kontrolluar thjeshtë gjithçka dhe duke keqpërdorur mekanizmat  e sigurimit të shtetit dhe shërbimeve  nga koha e sundimit të partisë së Tadiqit, DS-së, ka montuar storje të ndryshme. Në këtë mënyrë e ka shantazhuar edhe kryeministrin aktual që në asnjë mënyrë të mos formojë Qeveri koalicioni  me partinë e Nikoliqit. Ka përdorur mjete të ndryshme, e deri në kërcënimin që do ta arrestojnë për shkak të disa të dhënave për kontakte me persona të dyshimtë e të dyshuar”- pohon burimi i gazetës  “Kurir”.

Kuvendi i Serbisë do të formojë komision anketues  që do të hetojë se a e ka keqpërdorur nënkryetari i DS-së pozitën duke manipuluar me të dhënat që janë sekret shtetëror, për ta përmbysur pushtetin aktual.

Kuvendi i Sërbisë me propozim të mazhorancës do të formojë këtë komision anketues që do ti verifikojë përdorimin dhe shfrytëzimin e të dhënave që janë sekret shtetëror, nga ana e nënkryetarit të DS-së dhe kryetar i Birosë për koordinim të shërbimeve sekrete, Miodrag Rakiq, për të shantazhuar kundërshtarët politik.

Nënkryetari i parë i Qeverisë së Sërbisë, njëherit edhe ministër i mbrojtjes, Aleksandar Vuçiq, ka paralajmëruar konferencë për media në mesditën e nesërme lidhur me situatën aktuale politike në Serbi.

 

Komente (3)

sami peja06.02.2013/14:05

Edhe Kosoves do ti kontribonte shume mire nje lufte qytetare per largimin e mbetyrinave komuniste diktatoriale provinciale nga pushteti.E njejta qeveri e BEOGRADIT ,po qevirise edhe ne Kosove.Dacici eshte zene sikurse Tacici me krimin dhe korrupcionin ,per ate arsye po e pergedhele Europa deri sa te e futin ne dore...

Mendimtar06.02.2013/13:29

Dacici, Nikolici, Vucici dhe bashkepartiaket e ryre kane qene ... e te Sllobes e Sheshelit. E dihet kush kane qene Slloba e Shesheli te perfshire ne llojlloj skandali e krimi te organizuar. Nuk eshte asgje e cuditishme qe lidhet me keta sa i perket krimit.

Miki06.02.2013/12:32

Dote ishte e mirseardhur nje Luft civile ne Serbi e ngjajshme me ate te Libis ose e Lindjes ne pergjithesi, per qetsimin e situates ne Ballkan

1000  Karaktere
Prishtinė 17°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 17°CKryesisht me vranėsira
Shkup 17°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu