• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 19:55    Moti *** 20:00  Oxygen  *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Bujanoc: Dëmtohen varrezat e shqiptarëve

Publikuar: 03.02.2013 - 14:01

Bujanoc, 3 shkurt - Në fshatin etnikisht të përzier Oslarë të Bujanocit, gjatë natës në varrezat e familjes Shabani janë dëmtuar disa varreza, raporton B92.

Dëmtimin e varrezave në këtë fshat e ka pohuar edhe Drejtoria e policisë në Vranjë.

 "Në këtë moment jemi të njoftuar vetëm  se ka ndodhur rrënimi i disa gurëve të varrezave në këtë fshat. Më shumë detaje do të kemi më pas, pasi që hetuesia dhe policia kanë dalur në vendin e ngjarjes që në mëngjes”, ka thënë për B92, zëdhënësi i policisë së Vranjes, Dragan Stamenkoviq.

Kryetari i Bashkësisë Lokale,  Naser Bajrami ka thënë për B92 se nuk mbahet mend të ketë ndodhur diçka e këtillë jo vetën në fshatin Oslarë, por as në Bujanoc, ngase te shqiptarët varreza është vend i shenjt i cili nuk preket me asnjë çmim.

Fshati Oslarë gjendet rreth 5 kilometra në jugperëndim të Bujanocit.

Sipas të dhënave të regjistrimit të vitit 2002, në këtë fshat jetojnë 904 banorë, prej tyre 498 shqiptarë dhe 400 serbë.

Komente (4)

Xhevdeti04.02.2013/14:41

Per varrezat serbe u alarmua e tere Bota,kurse per varrezat shqiptare te shkatrruara nga vandalistet serbe as qe e bene kush te madhe kete pune,ndoshta as opinjoni shqiptare nuk eshte i informuar.Mbetet te shifet se sa mije EURO do ti ndan Qeverija e Serbise ne sanimin e demeve.

Halim Kacanik03.02.2013/21:23

Kjo eshte vandalizem, prej dores shkaut,se varrezat ne Kllokot kan qen shum me eleganc te paluara.

realisti03.02.2013/14:15

Ndoshta edhe keto do ti psguaj buxheti i Kosoves!

goni03.02.2013/14:06

Nuk besoj se do te kete reagime nga nderkombetaret.Veprat e tilla kure i bejne Shqipetaret klasifikohen si krime kurse kur behen nga Serbet nuk i bejne te madhe apo i klasifikojne si lajme te parendesishme.

1000  Karaktere
Prishtinė 15°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 15°CKryesisht me vranėsira
Shkup 15°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu