• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubikon *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 207 *** 22:20    Cosmo *** 22:55    Marketing *** 23:00    Interaktiv ...

Greqia, e gjitha në grevë

Publikuar: 31.01.2013 - 18:23

Athinë, 31 janar - Greqia është përfshirë përsëri nga një valë grevash në sektorë të ndryshëm të vendit. Nga mëngjesi i së enjtes në grevë 24 orëshe ndodhen drejtuesit e mjeteve të shërbimit  publik të autobusëve, tramvajit, trenave dhe disa pjesëve të metrosë se kryeqytetit.

Gjithashtu, spitalet do të punojnë me personel vetëm për raste emergjence. Unioni i Sindikatave të sektorit publik ka ndaluar punën për disa orë në shenjë solidarizimi me sindikatat e mjekëve dhe të nëpunësve spitalorë.

Ndërkohë, vazhdojnë grevën e tyre për të nëntën ditë rresht punonjësit e kantiereve detare të Elevsinës, të cilët kanë më shume se 13 muaj pa u paguar. Anijet do të ngelen të ankoruara në porte për 48 ore rresht pasi marinarët kundërshtojnë reformat qeveritare në këtë sektor.

Ne grevë janë edhe nëpunësit e Shërbimit Elektrik Kombëtar. Ndalime pune do të ketë edhe në shkollat mesme dhe ato të ulëta. Në  protestat para ministrive përkatëse dhe më pas para parlamentit vendin kryesor e zënë thirrjet dhe parullat ndaj masave shtrënguese dhe reformave qeveritare që kanë si synim reduktimin e pagave, pensioneve dhe pushimet nga puna, informon Top-Channel.

Pasi ka marrë më shumë se 46 miliardë euro ndihmë nga kreditoret e huaj, Athina zyrtare ka filluar me zell të madh të zbatojë reformat e kërkuara nga BE-ja dhe FMN-ja, duke ulur ndjeshëm të ardhurat, duke rritur taksat, ndërsa papunësia ka shkuar në mbi 26%. Masat kane gjetur në mënyrë të herëpashershme kundërshtimin e sindikatave, ndaj edhe  grevat dhe protestat e dhunshme janë bërë të zakonshme tashme në Athinë dhe qytetet e tjera të këtij vendi.

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 32°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 32°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 35°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė32°CMe diell
Tiranė34°CMe diell
Shkup35°CMe diell