Kryetari i RDK-së priti ambasadorin Hysa

Artikujt tjerė
- Kryetari i RDK-së priti ambasadorin Hysa
- Kandidati për kryetar të Strugës la postin e deputetit
- Ramush Haradinaj, qytetar nderi i Tetovës
- Asnjë propozim për kontestin e emrit të Maqedonisë
- Jeremiq: Kosova nuk mundet në OKB pa thënë Serbia
- Thaçi takon Gruevskin
- Hetime rreth kamerës së fshehtë të Daçiqit
- OSBE: Situatë delikate në Luginë
- Wilhelm Serbisë: Mos e bllokoni Kosovën në OKB
- Thaçi: Takova shefin e Ahmetit, BDI-ja: shefi është populli
Gostivar, 31 janar - Kryetari i RDK-së dhe komunës së Gostivarit - Rufi Osmani, priti në kabinetin e tij ambasadorin e Republikës së Kosovës në Shkup Ylber Hysa. Kryetari Osmani ambasadorin Hysa e njoftoi me të arriturat dhe sfidat e Komunës së Gostivarit në mandatin katërvjeçar, ndërsa u bisedua edhe për çështjet aktuale politike dhe socio-ekonomike në Maqedoni dhe rajon.
Ambasadori Hysa u interesua edhe për përgatitjet e Rilindjes Demokratike Kombëtare për zgjedhjet lokale të radhës, si në komunën e Gostivarit ashtu dhe në komunat tjera ku kjo parti do të futet në garë zgjedhore dhe se pritshmëritë janë që kjo parti të ketë ngritje evidente të përkrahjes.
Dy bashkëbiseduesit ndanë të njëjtin mendim, se më kryesorja është që procesi zgjedhor në përgjithësi të jetë korrekt dhe të zhvillohet në frymë demokratike.
Në lidhje me tejkalimin e krizës aktuale politike në vend, Osmani e njoftoi ambasadorin e Kosovës se qëndrimi i RDK-së është që opozita maqedonase të kthehet në parlament me garanci nga partia në pushtet se do të organizohen zgjedhje të parakohshme parlamentare brenda vitit dhe së bashku të përkrahin referendumin për tejkalimin e çështjes së emrit të vendit.
Ambasadori Hysa njoftoi kryetarin Osmani se në Kosovë janë në vijim përgatitjet për shënimin e pesëvjetorit të pavarësisë, në të cilën ceremoni do të jetë I ftuar edhe kryetari Osmani.










