• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 19:55    Moti *** 20:00  Oxygen  *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Kandidati për kryetar të Strugës la postin e deputetit

Publikuar: 31.01.2013 - 14:33

Shkup, 31 janar-   Deputeti i BDI-së Arben Llabënishti sot dha dorëheqje nga funksioni.

Llabënishti me shkresë e njoftoi kryetarin Trajko Veljanoski se në bazë të nenit 57 paragrafi 1 nga rregullorja e Kuvendit jep dorëheqje. Ai ndërmori një hap të këtillë pasi më herët u nominua nga partia e tij BDI për kryetar të Komunës së Strugës, transmeton ina njoftimin.

Nga grupi i deputetëve të BDI-së informojnë se Llabënishti në konferencë shtypi do ta kumtojë arsyen për dorëheqjen e tij.

Llabënishti është kandidat i BDI-së për kryetar të komunës së Strugës. Me profesion është pulmolog. Ka lindur në vitin 1972 në fshatin Radolishtë, Strugë. Ka kryer Fakultetin e mjekësisë në Tiranë.

 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 16°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 16°CKryesisht me vranėsira
Shkup 20°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė19°C
Tiranė19°C
Shkup26°CRrebesh shiu