Ramush Haradinaj, qytetar nderi i Tetovës

Artikujt tjerė
- Ramush Haradinaj, qytetar nderi i Tetovës
- Asnjë propozim për kontestin e emrit të Maqedonisë
- Jeremiq: Kosova nuk mundet në OKB pa thënë Serbia
- Thaçi takon Gruevskin
- Hetime rreth kamerës së fshehtë të Daçiqit
- OSBE: Situatë delikate në Luginë
- Wilhelm Serbisë: Mos e bllokoni Kosovën në OKB
- Thaçi: Takova shefin e Ahmetit, BDI-ja: shefi është populli
- Emri i ri, Maqedonia mund të vendosë ndërmjet dy emrave
- Degert: Në qershor BE e përcakton datën për Serbinë
Tetovë, 31 janar - Këshilli komunal i Tetovës me aklamacion ka shpallur sot liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj, qytetar nderi i komunës së Tetovës.
Ky titull i jepet Haradinajt për kontributin e tij të dhënë për përparimin e të drejtave të njeriut. Ceremonia e dhënies së titullit qytetar nderi i Tetovës do të mbahet më 4 shkurt në sallën e Kuvendit Komunal të Tetovës, raporton RTK .
Në arsyetimin e dhënies së këtij titulli thuhet se, Ramush Haradinaj është një figurë politike, që gjatë tërë kohës ka reflektuar angazhim dinjitoz dhe modern mbi bashkëpunimet ndër-shqiptare, por edhe rajonale.









