Asnjë propozim për kontestin e emrit të Maqedonisë

Artikujt tjerė
- Greqia, e gjitha në grevë
- Halimi: Jemi mësuar të na quajnë ekstremistë islamikë
- Sharje e kërcënime mes deputetëve shqiptarë në Kuvendin e Maqedonisë
- Kryetari i RDK-së priti ambasadorin Hysa
- Kandidati për kryetar të Strugës la postin e deputetit
- Ramush Haradinaj, qytetar nderi i Tetovës
- Asnjë propozim për kontestin e emrit të Maqedonisë
- Jeremiq: Kosova nuk mundet në OKB pa thënë Serbia
- Thaçi takon Gruevskin
- Hetime rreth kamerës së fshehtë të Daçiqit
New York, 31 janar - Pas përfundimit të takimeve, ndërmjetësi i OKB-së, Metju Nimic ka theksuar se çështjet rreth kontestit të emrit të Maqedonisë po konkretizohen dhe se nuk qëndrojnë në ajër. Optimizëm dhe konkretizimi i ideve për zgjidhjen e kontestit të emrit, ka qenë përfundimi i takimit dyditor midis palëve negociatore greke dhe maqedonase për emrin, në Nju Jork me ndërmjetësimin e diplomatit të OKB-së, Metju Nimic. Pas përfundimit të takimeve, ndërmjetësi Nimic ka theksuar se çështjet rreth kontestit po konkretizohen dhe se nuk qëndrojnë në ajër. Aspak nuk jam i shqetësuar. Kemi biseduar për çështje të rënda, dhe kemi shtruar punët në tavolinë, disa prej të cilave janë shumë të rënda për dyja palët dhe andaj po shohim gjitha këto nga pikëvështrime të ndryshme. Mendoj se të dyja palët po tregojnë ndjenjë në këtë proces. Asgjë deri tani nuk kam në dorë dhe do të them kur do të arrihet diçka, ka theksuar ndërmjetësi i OKB-së.











Tangfist31.01.2013/13:50
Me mbane shpresa qe shteti artificial Maqedonia te shkaterrohet para se te zgjidhet kontesti rreth emrit te shtetit banana republike te Maqedonise me Greqine .