Jeremiq: Kosova nuk mundet në OKB pa thënë Serbia

Artikujt tjerė
- Williamson në Beograd për trafikimin e organeve në Kosovë
- Kriza po i çon në pension sportistët elitarë grekë
- Në Bujanovc sot mbahet protestë
- Greqia, e gjitha në grevë
- Halimi: Jemi mësuar të na quajnë ekstremistë islamikë
- Sharje e kërcënime mes deputetëve shqiptarë në Kuvendin e Maqedonisë
- Kandidati për kryetar të Strugës la postin e deputetit
- Ramush Haradinaj, qytetar nderi i Tetovës
- Asnjë propozim për kontestin e emrit të Maqedonisë
- Jeremiq: Kosova nuk mundet në OKB pa thënë Serbia
Beograd, 31 janar - Ish-shefi i diplomacisë serbe dhe kryesuesi aktual i Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Vuk Jeremiq thotë se Kosova është larg nga OKB-ja. Sipas tij, nuk ka mënyrë që ajo ti përafrohet OKB-së, derisa për këtë nuk vendos Serbia, ka thënë Jeremiq mbrëmë për Televizonin publik serb (RTS).
Ku bëhet fjalë për krahasimin e Kosovës me Palestinën, e cila ka realizuar statusin e shtetit joanëtar të vëzhguesit, Jeremiq thekson se ky krahasim nuk ka justfikim, sepse AP e KB mori vendimin për Palestinën vetëm pasi për këtë vendosi Këshilli i Sigurimit.
Do të ishte mirë sikur pa vendimin e KS të KB Prishtina ta provojë këtë, sepse kjo do të përfundonte në atë mënyrë që për 10 vjet do ta shtynte shqyrtimin për këtë. Unë do të doja që ata të provojnë, sepse jam i sigurt se Prishtina atëherë seriozisht do ti përkushtohej bisedimeve me Beogradin,sesa që po bën tani, ka thënë Jeremiq.
Sipas tij, pavarësinë e Kosovës po e sforcojnë fuqitë botëtore, por ne jemi përcaktuar për politikën e cila me rezolutën e re ka realizuar një kontinuitet dhe, për befasinë e shumëkujt, kjo shtetësi në hapësirë ndërkombëtare nuk është ringjallë, ka thënë Jeremiq.
Jeremiq ndodhet në Beograd ku pritet të përjashtohet nga Partia Demokratike me të cilën është në konflikt për shkak se refuzon tia dorëzojë mandatin e deputetit.







njani31.01.2013/12:38
SERRBIA NUK MUNDET NE BE. PA THAN KOSOVA O JEREMIQ UHAHAHAAAHAHAHA