Stefanoviq druhet nga fond i Prishtinës për veriun

Artikujt tjerė
- Stefanoviq druhet nga fond i Prishtinës për veriun
- Daçiq: Nuk ka demontim të institucioneve serbe
- Rihapet rruga Rozhajë-Kullë, por jo për automjete të rënda
- Prokurorja malazeze kapet duke vjedhur kozmetikë të shtrenjtë
- Athina në kaos, transporti publik në grevë 24 orësh
- Koshtunica: Daçiq ngriti kufirin ndërshtetëror me Kosovën
- Rompuy: Serbia të normalizojë raportet me Kosovën
- Hollësi të reja rreth rastit të Smilkovcit
- Padi kundër kryeministrit slloven për pasuri të paparaqitur
- Kundërshtohet zhvendosja e lapidarit të UÇPBMS-së afër xhamisë
Beograd, 18 janar - Ish shefi i ekipit negociatior në dialogun me Kosovën, Borko Stefanoviq, ka thënë se fondi për mbledhjen e parave të vjela nga doganat në veri, nuk duhet të menaxhohet nga Kosova, njoftojnë medie serbe.
Në takimin e së enjtes është arritur marrëveshje e përkohshme për doganat mes kryeministrit Hashim Thaçi dhe homologut të tij serb, Ivica Daçiq.
Por, derisa Thaçi ka thënë se doganat do mblidhen sipas ligjeve kosovare, Daçiq ka thënë se do të themelohet një fond i veçantë për të vjelat nga doganat në veri.
Po që se ky është fondi i njëjtë që me vite po paralajmërohet nga Prishtina, kjo është një gjë shumë e keqe, ka thënë Stefanoviq, duke shtuar se do të ishte zgjidhja më e mirë, po që se ky fond mirëmbahet nga BE-ja.










