• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:00 KOHA E LAJMEVE *** 18:00 Talk *** 19:00 Lajmet e mbrëmjës *** 19:35 Sporti në KTV *** 20:00 Top Koha Music *** 21:00 Automan *** 22:05 Dokumentar: Biografi - Roman Polanski *** 22:50 Marketing *** 23:00 KOHA E LAJMEVE ...

Pas ultimatumit, afate për heqjen e lapidarit në Preshevë

Publikuar: 16.01.2013 - 09:43

Beograd, 16 janar   - Ka përfunduar mbrëmë në mesnatë afati që ka dhënë Qeveria e Serbisë për heqjen e lapidarit të UÇPMB-së në Preshevë. Njoftimin e ka bërë në Beograd, ministri i Drejtësisë, Nikola Selakoviq.

“Nëse deri në mesnatë, kur përfundon afati për heqjen e lapidarit në Preshevë, ai nuk hiqet, Inspektorati i Ministrisë së Drejtësisë do të bëjë kërkesën për nisjen e procedurës penale kundër kryetarit të Preshevës”, thuhet në një komunikatë të Ministrisë së Drejtësisë, raporton KTV.

Aty njoftohet se Komunës së Preshevës i ishte dërguar një njoftim më 10 janar se në afat prej 5 ditësh duhet ta heqë lapidarin, që thuhet se e ka vënë në mënyrë të jashtëligjshme. Sipas njoftimit, afati ka përfunduar në mesnatë, dhe më pas do të ndërmerren masa për heqjen e lapidarit, në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme.

Ndërsa, zyrtarë të komunës së Preshevës thonë se situata në këtë qytet është e qetë dhe, me gjithë paralajmërimet, nuk ka ndodhur asgjë.

Komente (1)

rolanda krasniqi20.01.2013/13:17

ku jeni ushtria e kosoves fskja a von ju ka dal gjumi en gjum jeni kon ku e ken hek lapidarin ei marre duhet me ju ardh

1000  Karaktere
Prishtinė 10°CI kthjellėt
Tiranė 10°CI kthjellėt
Shkup 11°CMe vranėsira tė pjesshme
Prishtinė27°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė28°CMe diell
Shkup30°CMe vranėsira tė pjesshme