Daçiq: Për karrigen në OKB Kosova duhet të japë diçka

Artikujt tjerė
- Keqardhje e OKB-së për himnin famëkeq serb
- SHBA-ja kundër strukturave paralele në veri
- Sistemimi i forcave në kufi me Kosovën, aktivitet i rregullt
- Dëshmitarët nuk njohin të akuzuarit në rastin e Smilkovcit
- Varrimi i aktivisteve kurde
- Maqedonia me ndarje nuk ka përparim
- Beogradi sheq dorë nga politika edhe BE-ja, edhe Kosova
- Nikoliq i habitur me deklaratën e Daçiqit
- Tërhiqet nga Afganistani një pjesë e trupave bullgare
- Oferta e re e Daçiqit: Ju neve veriun, ne juve OKB-në?!
Beograd, 15 janar - (E plotësuar) Kryeministri i Serbisë, Ivicia Daçiq ka bërë me dije se Serbia mund të bisedojë rreth karriges për Kosovën në OKB, por në këtë rast edhe Prishtina duhet të japë diçka, transmeton njoftimet B92.
Mund të bisedojmë për çdo gjë. Ne nuk ikim nga kjo, sështë kontestuese. Ne kërkojmë marrëveshje gjithëpërfshirëse, por që kjo të arrihet duhet të jepet diçka, u shpreh kryeministri serb para gazetarëve në Pallatin e Drejtësisë dhe pyeti: Çka mendojnë ata, që ne duhet të japim çdo gjë?
Kryeministri serb tha se Serbia është për një zgjidhje gjithëpërfshirëse, por nëse kjo nuk dëshirohet, atëherë për karrigen në Kombet e Bashkuara nuk mund të bisedojmë.
Daçiq deklaroi se Serbia është e gatshme për zgjidhje kompromise, por në këtë rast të dy palët duhet të jenë të gatshme për koncesione.
Ata po na bëjnë presion përmes Bashkimit Europian, ndërsa ne nuk i lëmë në Kombet e Bashkuara. E çfarë, a duhet kështu të shtyhemi me vite? pyeti kryeministri serb, Daçiq.
Daçiq: Veçantia e serbëve temë dialogu deri në verë
Beograd, 15 janar - 13:35 - Kryeministri i Serbisë Ivica Daçiq deklaroi sot se rezolutën për Kosovën tashmë ia ka dorëzuar përfaqësuese së lartë të BE Catherin Ashton, e cial ndërmjetëson në dialogun Prishtinë Beograd dhe ka thënë se Hashim Thaçi nuk mudn të vendosë për çfarë do të bisedohet në takim, njofton Tanjug
Lidhur me deklaratën e Thaçit se nuk do të lejojë që rezoluta të gjendet në tryezën e bisedimeve ka theksuar se ai këtë e ka bërë për nevoja të brendshme.
Ai ka theksuar se edhe vetë Ashton ka thënë se do të fillojnë bisedat për paralelizmin e institucioneve dhe veçantinë e serbëve dhe se për këtë shkak për rezolutën e platformën do të bisedohet.
"Këto tema nuk mund të evitohen", ka theksuar Daçiq .
Kryeministri serb ka thënë se temat e rundit të ri të dialogut më 17 janar do të jenë zgjidhja për funksionimin e vendkalimeve dhe analiza e zbatimit ë marrëveshjeve të arritura, porse vetë Ashton ka paralajmëruar se do të hapet po ashtu çështja e paralelizmit të institucioneve dhe veçantia e serbëve.
"Kur them veçanti e serbëve mendoj se këtë duhet ta kenë të gjithë të qartë se duhet gjendur zgjidhje e cila, madje edhe sipas deklaratave të mëhershme të zyrtarëve evropianë, flitet për veçanti të rajonit", ka thënë Daçiq dhe ka shtuar se për këtë mu tash do të fillohet të bisedohet dhe se është plan i Ashtonit që kjo të jetë temë deri në verë.


Djelli15.01.2013/23:56
Kosova eshte dashte ta ket kete kushte kryesor hyrjen ne OKB dhe Srbia te hyje pastaj ne BE...
Ne na bllokon Serbia ne te ghitha tani se fundi e pam edhe ne Futbolle ne FIFA perderisa edh bisedat kishin fillu.. elere me te tjerat bllokada qe na i bene Kosoves..

fitimi15.01.2013/23:13
po ti japim nja 5 ero te kokes labradorit

arbi zeka15.01.2013/15:30
Per komentusin zena .Apo mendon qe duhet meju ba pytje thaqi secilit njeri Qka me fol e Qka me vendos edhe per kta tjert komentus vlen e njejta.Rrini te qet se qyky asht qe fitoi luften fitoi ne rambuje e shpalli pavarsin edhe ksaj radhe dote fitoj ju garantoj .te lumet na qe e kemi ket kryeminister.HASHIM THAQI

jeta15.01.2013/14:44
serrbis duhet meja dhan ni shkelum ma se pari ty ivca daqiq o melezi i kosoves

hudra15.01.2013/14:42
Ne perkthim Daqiqi po thotta bejm Kosoven
cop e grim sipas rezolutes serbe e pastaj ju karigen ne OKB,dmth karig me kemb te thyera qe nuk e mban as vetevehten,por leht e ka Daviqi kur ka para vetes analfabeta si Thaqi,nji fjal e urt popullore thot"qeni i keq ta bjen ujkun ne torisht"!

rexhep bruksel15.01.2013/14:34
mir e ke,edhe un po them se ty duhet me tč dhčnč diqka!njč .... nč lule tč ballit ty tč duhet.

agimi15.01.2013/14:29
" Per karige ne okb kosova duhet te jap dicka" Kosoves si ka met shka me te dhane ma veq "t..... e syles" ,si te dush ,hhahha

Ibra15.01.2013/14:27
Shih shih sa po me pelqen kjo deklarate!!! shum interesante,po kto jane politikan te kalitur more edhe normale se kur bisedon per diqka eshte absurde te mos leshosh pe e tash po shihet se qka hahah autonomi per veriun.Kjo eshte pune e kryer sepse kena hie ne bisedime po edhe mos me pase hi ne biseidme prape e kishin marren autonomine

Mynihu15.01.2013/14:24
Karriga ne OKB eshte qeshtje KOh veq dhe nuk varet nga Serbia. Serbia mundohet vetem te ofroj dicka per te nxjerr sa me shume, e cila eshte qeshtje kohe qe e merr Kosova edhe pa serbin!

Barani15.01.2013/14:16
Pergjegjjen me te mire e ka dhene mbreme ne RTK en Komentatori S. Gashi nga Washingtoni, qe e kane thene Analistete Amerikane qe politiqarete e serbise sote jane vazhdimsija e politikese ... e kriminelit millosheviq. Prandaji daqiqi dhe nikoliqin po kerkojin ti bashkangjitete sheshelite ne HAGE. Nuke duhete Zotri Thaqi tju ndihmoji qe mose te gabojine le tju thote ju jeni te forete menqure dhe veteme perpara. Kosova eshte Shtete e Serbete ne Kosove nese ju degjojine dihete qka i prete. Ju Pershendese.

zena nga llapi15.01.2013/14:06
Jo thaqo jo kerkush nuk po te ndigjon e daqiq ashtu keshtu jo se jo,se ai po te lufton ne gjdo takim dhe do ta merrsh ne fund nje disfat te thell 82.Dhe nuk ke kapacitet qe tja ndalsh rezolutat daqiqit,se i ke shkue si pul ne helli,pa asnje kusht,e per ata te lifton pa kerfar lodhje.

shenasi emini15.01.2013/13:49
veçantinë e serbëve,po,po ju me te vertete jeni te vecante ,ju jeni te derguarit e perendise,ashtu ju thote akademiku dhe babai i kombit me shkolle te mesme dobrica cosic,por vetem nje gje nuk e thoni se pse mbreti dushan i juaji ne kodin e tij e denon kanibalizmin dhe barbarite,a thua valle se jeni te vecante, por keto 20 vjetet e fundit nga ngjarjet ne kroaci.bosnje.kosove duke e lene anash historine e mehershme shoh se paska pasur te drejte










Hamdi Rama16.01.2013/09:51
Oh po ztr.daqiq, gjithe qefe e me du durte jau japimfalim thaqin dhe gjithe qeveritarte e korruptuar te pydykys. Perhajre u kofshin.