Nikoliq: Nuk dua që Prishtina të vendosë për mua

Artikujt tjerė
- BDI miraton kandidaturat
- Huliganët maqedonas rrahin pesë të rinj shqiptarë
- Nikoliq: EULEX tregon fytyrën e vërtetë
- Musliu: Shqiptarët nuk do të lejojnë të nëpërkëmbet pllaka përkujtimore
- Daçiq: Deri më 17 janar do ta heqim përmendoren vullnetarisht, ose me forcë
- Lugina vlerëson kushtëzimin e vizitave të zyrtarëve serb në Kosovë
- Daçiq: Veprim absolutisht i panevojshëm i Prishtinës
- Daçiq: Nuk ka dallime rreth platformës
- Lugina vlerëson reciprocitetin e vizitave të zyrtarëve serbë
- Nikoliq: Nuk dua që Prishtina të vendosë për mua
Beograd, 5 janar (E plotësuar) Nuk shkoj për Krishtlindjet ortodokse në Graçanicë, sepse nuk dua që Prishtina të vendosë se a mund të shkojë në Kosovën tonë, deklaroi për gazetën Kurir presidenti serb Tomisllav Nikoliq.
Duket qartë se EULEX-it pret autoritetet në Prishtinë ta lejojnë vizitën, sqaroi Nikoliq, dhe shtoi se për këtë arsye do të detyrohet ta ndryshojë qëndrimin e tij ndaj misionit të EULEX-it, por edhe ndaj Brukselit!
Nuk më kanë lejuar të shkojë në Kosovë derisa kam qenë përfaqësues i opozitës, e nuk më lejojnë as tash, kur jam president i Serbisë, tha ai.
Zëdhënësja e EULEX-it, Irina Gudeljeviç deklaroi mbrëmë se nuk është EULEX-i ai që vendosë për vizitat, por Prishtina.
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Hajredin Kuçi konfirmoi mbrëmë se institucionet e Kosovës janë ato që nuk i kanë lejuar vizitën Nikoliqit.
Nikoliq do të mund të vizitojë Kosovën vetëm atëherë kur të sigurojë reciprocitet në vizita edhe për liderët e Kosovës në Luginën e Preshevës. Ky vendim për moslejim të vizitës është marrë në konsultim me partnerët ndërkombëtarë, tha Kuçi.
Edhe në komunikatën e Ministrisë së Drejtësisë të Kosovës thuhet se zëvendëskryeministri dhe ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, ka refuzuar kërkesën e presidentit të Serbisë, Tomislav Nikoliq, për të vizituar Kosovën, më 7 janar të këtij viti.
Në refuzim të kërkesës së Nikoliqit, përmendet edhe pengimi që autoritetet e Serbisë i kanë bërë ministrit të Diasporës, Ibrahim Makolli, të cilit më 2012, autoritetet e Serbisë nuk i kishin lejuar të shkonte në Preshevë për tu takuar me përfaqësues të Preshevës, siç kishin vepruar edhe në dhjetor të të njëjtit vit ndaj ministres së Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari-Lila.
Komunikatës së Ministrisë së Drejtësisë, për refuzimin e kërkesës së Nikoliqit për të vizituar Kosovën, i janë bashkangjitur kopje të kërkesës së presidentit Nikoliq, e cila i është përcjellë të zëvendëskryeministri Kuçi nga shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zbogar, si dhe kopje të refuzimit të kërkesës.


kumanova06.01.2013/11:14
Se zemra e kosoves asht edhe presheva o nikolic

dani06.01.2013/10:41
po ateher kur nuk ki me hy ne kosov

Naim sejdiu06.01.2013/10:03
Mos i raft pishman Kuqi shum mir ish boe po hec e besoj ksaj qeverie se sdisa her jav kan refuzue vizitat po pra ata kan ardh e per qeveritart e tan nuk ka vizita ne lugin
se me fjalet e nikoliqit gjaja se Kososva hala koka serbi po duhet mu kan ma te vendosur qeverija jon po une personalish i pershendes ne qofse zbatohet ky vedndim dhe duhet me ju tregue se jemi shtet e jo ma krahin e sebis ju uroj suksese ne te ardhmen

besniku05.01.2013/23:32
hashimit ja ka nis mi bo koqnicat kogja mir qitash

Isa05.01.2013/23:19
Deshe sĀdeshe brisku i berberit.Fort jemi ka merzitmi per ty sa qe buka me nuk na hahet pa ty!Keshtu duhet me ua trubullue ujin ktyne.Ende po menojne qe Kosova eshte Serbi.Po keshtu ka qen dashur me ia bo edhe shume te tjereve si Tadiqit e Dacicit e Veliqit etj.

elvani eli05.01.2013/23:09
mos dash me vendos thaqi per ty rri ne shkini se kah esht tok shqiptare

oki 05.01.2013/22:58
bravo kosov ska qa lyp ky ne kosov se don mena provo ku apet kurr ne ks ski me ardh ma se sje imir se ardhur

fitim krasniqi05.01.2013/22:10
me shpres qe euleksi nuk i jep leje

Barani05.01.2013/21:24
Edhe pse nikoliqi dhe daqiqi keto kerkesa apo kercnime para bisedimeve qe duhet te mbahen i bejine, duhete pare si taktika diplomatike. Uroji qe Zv Ministri Kuqi ta mbaji fjalen dhe te kerkohet RECIPROCITETE pere qdo gje qe lidhete me Shtetin. Mose te deklarojin serbet kurre qe na pranojin si Shtete sepse kane te drejte. Arsya kryesore eshte qe ata e dine qe edhe se pakti 25 perqinde te Teritorite te Kosovese e mbajine te OKUPURE. Ndersa Opozita posaqerishte AAKja mose te jepe deklarata pere perfitime politike siqe u pa ne Lajmete Qendrore te Zotri Tahirit ne RTKen. AAKja nuke duhete te sillete si PS ne Shqiperi. KUJDESE . Ju Pershendese.

pejani05.01.2013/21:19
haj se hashimoviqi ju len me hi veq qetash e ka veq me fitu pak pojena
kur ja jap doren ivica dqiqit pse sta jep edhe ty hashim juve ju ka vllazen
ende serbia ska kerku falje se qa ka ber masakra kunder popullit shqiptar e hashimi ban negocijata me juve

Njazi ismajli 05.01.2013/20:25
Deri te Henen Ndrrohn Koha edhe Qeveria e Kosoves ka me ndrru mendimin keta nuk jane njerz qe majn fjalen !

faruki05.01.2013/19:46
Nese ky hin ather do te hin te gjith.Po mua po ma merr mendja se ky ka me hi ishalla jo

Kosovari05.01.2013/19:42
Jo tash po vendosin Kosovarte e jo Prishtina si po thu ti ..s ka me vizita me Unmik .. ncuk tash sk Pavaresi te mbikqyrne me ..byee Nikolic radikali

sedati05.01.2013/19:30
shum mir bravo kshtu u kan dasht edhe me heret mi ia ndalu ktyne shkije se ktu komandon shqiptari por kam frik se hala i 7 nuk esht

muha05.01.2013/18:46
qeverija ju duht me ngu VV bravo ju qoft ran ne kungj te jujin

Bujari05.01.2013/18:39
edhe pak o ki me ardhe vetum deri te molla e kuqe e jo knej nuk ka shanc mu se kena mu bo SHQIPRI E madhe e thojn qka te mjellsh ki me korr e ju kini me korr kysmet

meha05.01.2013/17:48
MBLIDHNI MENDET MORTE PUSHTETAR TE KOSOVES SE PAse nji kohe kan me ju quajt tradhtar si esat pashe toptanin ahmet zogun enver hogjen sio bashkpuntor te serbise deri kur do te mbushen mend shqiptaret qe njiqind vjet jemi shit tek serbet ne4se e dini esht ba mjaft rrafsh nji shekull politikajt e kan shitur ket popuulli cili po tew shikohet pak me mir po mos ti kishte ket race te politikajveqe se pari mendojn per veht e nese ju tepron diqks ia japin ketij populli te shkret

Izber Pasjaqa05.01.2013/17:37
Deri kur Nikoliq do kuptoj qe Kosova nuk ka qene ,nuk eshte dhe kurr nuk do jet toke e Serbise?Kush duhet ti tredoj Nikoliqit qe keto fjale qe fol jane fyese dhe kercenum per teritorin e R,se Kosoves?Atehere pasi ti flet keshtu edhe shqiptaret po thone se Nishi eshte qyteti i fundit i shqiptareve aepae ishte deri ne vitin 1878.Pra more nikoliq mos i fryej zjarrit por qiti uji se vet digjeni ne te po te ndizet.Kete verjtje duhet terhjek BE dhe OKB.

guri05.01.2013/16:54
ti nuk don po Hasha sti vet letrat...

Merguimtari,BW,Gjermani05.01.2013/16:50
Atehere, z. kriminel kurr nuk do ta shkelesh token e Kosoves!Jeni mesuar me "ngren"pa paguar.Ka aredhur koha ti paguani te gjitha...!

lili05.01.2013/16:45
Une besoj qe Nikoliqi ka me ardh ne Graqanic gjate nates kah malet dhe ka me marr pjese ne meshen e mbramjes ne kishen e Graqanices.

izet05.01.2013/16:04
Nikoliqi poashtu ka deklaru qe EULEX nuk eshte neutral ndaj statusit te Kosoves. Ai po harron qe te vetmit qe jane neutral ndaj statusit te Kosoves jane banda e KM.

xy05.01.2013/15:57
jo more dashte me ardh ti veq ashtu hajt si me i ra ka hani i dilit si para 15 viteve. po shpresoj se qeveritart do te mbesin te vendosur ne vendimin qe e kan mar. e ti hajde hajde provo masi po te doket se je ne serbi

alija1969@hotmail.com05.01.2013/15:56
NIKO TASH KENA ME TANALU EDHE NE LUGINEN E PRESHEVES

RKS05.01.2013/15:21
masi e ka marr vesh qe nuk po e lejojn me hy ne Republiken e Kosoves...ky kishe spo don me ardh...hahahha..qfar politike kane kta sllav...

besniku05.01.2013/15:05
Ruja zot ket ahmaki.

kodrasadit05.01.2013/14:52
Pajtohem me SHabanin reciprociteti te veht ne qdo pjes te bisedimeve edhe ne rastin kur flitet per veriun e kosoves qka kerkojn serbet per veriun edhe ne per luginen e presheves pa leshuar pe asniji milimeter.

Durimi05.01.2013/14:14
Kjo eshte menyra e komunikimit me Nikolica reciprocitet i dyanshem si shtet me shtet se Kosova nuk eshte e Nikolicit si thote ai.Jam ne takort me komentusin Shaban Deliu ashtu eshte.

shaipmaloku@hotmail.com05.01.2013/13:42
i lutna zotit te jet keshtu qysh paskan vendos qeveria jon,po jam shum skeptik se kjo esht keshtu ,ishalla e perjetojm edhe ket koh kur autoritetet e qeveris son tregojn se kush esht ketu Zot shtepie.

Shaban Deliu05.01.2013/13:04
Edhe ket deshir qe e kam pas,e perjetova e kjo esht qe nji her e per gjith mone me qene zot shtepije ne shtepine tone. edhe pse jame i shtyr ne mosh e jam i pa knaqur me shume gjera e si do mos ato sociale, kjo me bone ma te fort dhe me freskon.

agimi05.01.2013/12:50
mos lejim i qelluar










robi2006@hotmail.de06.01.2013/11:17
po qysh duhet me kuptue kta ma se kosova asht e pamvarur po kta snde jan tuj pa ender po qa me ba e din ata ma mir se na qe kosova esht e pamvarur