• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Pulsi *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 187 *** 22:20    Dokumentar: “Njerëzit dhe kujtimet flasin” *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Ibrahimi: Gruevski është fashist, ligji për “branitellat” racist

Publikuar: 20.09.2012 - 10:16

Shkup, 20 shtator - Deputeti i PDSH-së, Orhan Ibrahimi, sërish ka akuzuar kryeministrin e Maqedonisë, Nikolla Gruevski, si fashist, duke nxitur një zënkë verbale me deputetin e VMRO-DMNE, Vele Georgievski, i cili kërkoi nga kryetarja e Komisionit parlamentar për punë dhe politikë sociale që të mos ofendohet kryeministri i vendit.

Mirëpo, pas mbylljes së punimeve të këtij komisioni, që për 10 ditë me radhë po debaton për Projekt – ligjin për pjesëtarët e forcave maqedonase të sigurisë “branitellat”, ka shpërthyer zënka midis deputetit Ibrahimi dhe Georgievski.

Ibrahimi ka përsëritur akuzat se kryeministri Gruevski është fashist dhe se ai ka tërhequr vërejtjen se nuk do të kalojë ligji për “branitellat”.

“Kryeministri është fashist. Unë ashtu mendoj dhe vazhdimisht e përsëris”, citon INA të ketë thënë Ibrahimi para syve të deputetit Georgievski. Ai gjithashtu i ka bërë me dije se ligji për të ashtuquajturit “branitellat” nuk do të kalojë dhe nuk është mirë të kalojë një ligj i tillë racizmi.

Zënka dhe fjalët e shkëmbyera midis dy deputetëve kanë ndodhur në prani të ekipeve të gazetarëve që kanë lansuar video materialin.

 

Komente (1)

genti20.09.2012/11:07

bravo zoti IBRAHIMI vetem ashtu mbrohen interesat kombetare shqiptare,mjaft i keni duruar pakicen maqedone ne token ilire,ktyre ju ka hyr friga ne palcen kurrizore ..nga se vet kta sllav po e shofin humbjen para syve te till,po te behet regjistrimi i popullsis ne menyr te drejt ne te ashtuquajturen maqedoni aty del se shumiCa i takon SHQIPATRVE dhe pr ket fashistat sllav po mundohen ne qdo menyr me ber ligje anti SHQIPTARE

1000  Karaktere
Prishtinė 24°CMe vranėsira tė pjesshme
Tiranė 24°CMe vranėsira tė pjesshme
Shkup 28°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė27°CMe diell
Tiranė28°CMe diell
Shkup30°CMe diell