Berisha: Maqedonia të ndëshkojë autorët e dhunës ndaj shqiptarëve

Artikujt tjerė
- Historiani rus: Enver Hoxha kishte planifikuar të sulmojë Jugosllavinë
- Milo: Dhënia e nënshtetësisë i shërben Berishës për të rritur elektoratin
- Ish-kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi në radhët e PS-së
- Aleanca Kuqezi: Qeveria Gruevski shkaktare e dhunës ndëretnike
- Berisha: Maqedonia të ndëshkojë autorët e dhunës ndaj shqiptarëve
- PS kërkon ndaljen e akteve barbare dhe kriminale ndaj shqiptarëve
- MPJ e Shqipërisë dënon dhunën ndaj shqiptarëve
- Qeveria shqiptare: tri kategori për marrjen e shtetësisë
- Niveli i aflatoksinës në qumështin e Shqipërisë brenda parametrave
- Kryeministri Thaçi në vizitë zyrtare në Shqipëri
Tiranë, 2 mars - Ka reaguar kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha në lidhje me dhunën e ushtruar nga huliganët maqedonas ndaj shqiptarëve, ku shumë fëmijë u lënduan. Ai i bënë thirrje shqiptarëve në Maqedoni të shmangin incidentet, ndërsa autoriteteve i kërkon që të ndëshkojnë autorët e këtyre veprime, sipas tij primitive dhe që dëmtojnë rëndë bashkëjetesën ndëretnike. Apelin kryeministri e bëri në faqen e tij në Facebook, transmeton Shekulli online.Ditët e fundit, grupe ekstremistesh e huliganësh maqedonas kanë ndërmarrë sulme fizike të përsëritura, kundër nxënësve dhe të rinjve të etnisë shqiptare në Shkup dhe kanë keqtrajtuar dhe plagosur disa prej tyre. Këto sulme primitive, që në aparencë kanë pasur si shkak absurd emërimin në detyrën e Ministrit te Mbrojtjes të z.Talat Xhaferi nga BDI, në përputhje me marrëveshjen e koalicionit qeveritar, kanë shkaktuar rritjen e mëtejshme të tensioneve ndëretnike dhe dëmtimin e klimës parazgjedhore në Maqedoni.
Qeveria shqiptare dënon me ashpërsi këto sulme primitive ndaj nxënësve dhe të rinjve shqiptarë, nga ekstremiste fanatikë maqedonas dhe i bënë thirrje forcave politike shqiptare dhe shqiptareve të Maqedonisë të shmangin provokacionet dhe përshkallëzimin e dhunës.
Qeveria shqiptare kërkon nga autoritetet maqedonase të ndëshkojnë me të gjithë forcën e ligjit autoret e këtyre akteve primitive, me te cilat ata duan te dëmtojnë rëndë bashkëjetesën ndëretnike në Maqedoni., shkruan Berisha.


Ali HAlili02.03.2013/23:28
Nuk behet reagimi ne facebook, por duhet te thirret ambasadori ne bisede zoteri.

HEROI02.03.2013/23:04
PER VELLEZER E MOTRA TONA ME ZERA ME TE FUQISHEM SI NGA QEVERIA KOSOVARE PO ASHTU EDHE AJO SHQIPETARE.

Pashtriku02.03.2013/22:04
A kujton ti qe me apele mund te ndalosh urrejtjen sllave ndaj shqiptareve? Thirr seance te jashtezakonshme ne Keshillin e Sisurimit, Kjo i takon cdo shteti dhe nga kjo perfiton cdo kush ne situta te tilla.Ky eshte minimumi qe mund te besh momentalisht.

kosovari02.03.2013/21:46
zoti i rujt shqiptaret ne maqedoni sa i perket politikanve te shqipris dhe te kosoves nuk ka kurrgjo e kta sllav maqedon e shkije per qdo send qohen dhe e mbrojn njeri tjetrin e te na shqiptar pik e pes te ndam











shkupi03.03.2013/00:13
Ku jeton ti a ne Bangladesh a? Per cfar
bashkejetese flet ti kur femij e nena rrahen ne mes te qytetit!
Jena lodh prej prallave tua,ishalla zoti na ndihmon sa per perralla kemi sa te duash