• Sonte në KTV mund të ndiqni: *** 17:40    Express  *** 18:55    Marketing *** 19:00    LAJMET E MBRËMJES *** 19:40     Sporti në KTV *** 20:05    Rubiko *** 21:15    Serial: “ LALE ”  epis. 190 *** 22:20    Cosmo *** 22:55 Marketing *** 23:00    Interaktiv  ...

Shqipëria: Tri vendkalime të reja kufitare me fqinjët

Publikuar: 06.02.2013 - 21:41

Tiranë, 6 shkurt - Këshilli i Ministrave të Republikës së Shqipërisë miratoi sot vendime për hapjen e tri pikave të përbashkëta të kalimit ndërkufitar. U miratua vendimi për hapjen e pikës së përbashkët të kalimit ndërkufitar në Trebisht, të rrethit të Bulqizës, në kufirin tokësor me Republikën e Maqedonisë, pastaj për hapjen e pikës së përbashkët të kalimit kufitar në Grabon, të rrethit të Malësisë së Madhe, si dhe të pikës së kalimit ndërkufitar në Çerem, të rrethit të Tropojës, në kufirin shtetëror tokësor me Republikën e Malit të Zi, raporton agjencia Ina.

Hapja e këtyre pikave të përbashkëta të kalimit ndërkufitar lehtëson lëvizjen e lirë të shtetasve në të dyja anët e kufirit dhe forcon kontrollin ndaj shtetasve dhe mjeteve që kalojnë kufirin. 

Komente (0)
1000  Karaktere
Prishtinė 13°CKryesisht me vranėsira
Tiranė 13°C
Shkup 16°CKryesisht me vranėsira
Prishtinė21°C
Tiranė22°CRrebesh shiu
Shkup26°CMe diell