Berisha: Nuk mund të klonohen 5 kombe shqiptare

Artikujt tjerë
- Tiranë: Gazetarët që kanë kaluar në politikë
- Edi Rama zgjidhet zv/president i Internacionales Socialiste
- Noka mohon se 'Agimi i Artë' ka zyrë në Shqipëri
- Leka Zogu II kërkon Pallatin e Brigadave
- Belgjika bllokon hyrjen e shqiptarëve në Bruksel
- Misioni i pamundur i Stefan Fueles në Shqipëri
- Tiranë: Kërkohet të shfuqizohet pagëzimi i rrugës Ibrahim Rugova
- Në Shqipëri, brenda 1 viti 7.000 raste të reja me kancer
- Kundër bashkimit me Kosovën, 25 për qind e shqiptarëve
- Berisha: Ne qeverisjen e radhës, Rama bllokimin
Mynih, 3 janar - Gjatë fjalës së tij në ditën e dytë të punimeve të Konferencës së 49 të Sigurisë në Mynih, kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha theksoi se albanofobia është e gjallë dhe përbën një kërcënim për stabilitetin në rajon.
Ndërsa nënvizoi se kufijtë mbeten të parëndësishëm nëpërmjet procesit të integrimit evropian, shefi i qeverisë shqiptare e cilësoi të papranueshme që shqiptarët e copëtuar në 5 shtete të shndërrohen në 5 kombe të ndryshme.
Nëse ju shihni hartën e Europës nuk gjeni vend tjetër të rrethuar nga bashkëkombas dhe deti, siç janë sot shqiptarët të ndarë në 5 shtete. E rrezikshme është ideja, sipas të cilës meqenëse shqiptaret janë të copëtuar në 5 shtete, duhet të shndërrohen në 5 kombe të ndryshëm nga njëri-tjetri. Kjo është tërësisht e papranueshme. Kjo do te prodhonte dhe provokonte reagimin e kundërt, deklaroi Berisha, transmeton BelkanWeb.
Kryeministri e konsideroi vendimtare për rajonin respektimin e plotë dhe implementimin e marrëveshjeve dhe refuzimin e çdo ideje se shqiptarët për aq kohë sa jetojnë në 5 shtete duhet të kthehen në 5 kombe.
Në rajon situata më delikate është ajo e shqiptarëve. Kur flas me miqtë e mi kroat, slloven dhe madje edhe me ndonjë serb, ata më pohojnë me sinqeritet se çfarë 'baruti" urrejtje dhe përbuzje është akumuluar gjatë një shekulli për shqiptarët. Kjo është e vërteta. Dhe kjo është e shprehur duke vonuar zbatimin e marrëveshjeve, duke përkujtuar fillimin e fushatave të asgjësimit masiv të shqiptarëve. Kemi menduar se ne duhet të adaptojmë modelin e BE, të bazuar në pajtimin midis Francës dhe Gjermanisë. Por kjo në rajon nuk po ndodh. Prandaj unë këmbëngul në implementimin e marrëveshjeve dhe refuzimin e çdo ideje se shqiptarët për aq kohë sa jetojnë në 5 shtete duhet të kthehen ne 5 kombe, sepse nuk do te pranohet nga shqiptarët. Kjo do të ketë për alternativë bashkimin e tyre kombëtar, deklaroi kryeministri Berisha.
Më pas, deputeti gjerman Rainer Stinner pyeti se cili ishte mesazhi i kryeministrit Berisha për ta?
Ndërsa kryeministri iu përgjigj: Ju lutem përpiquni të kuptoni më mirë, me drejt këto që unë paraqita këtu, të njiheni më mirë me realitetin në rajonin tonë. Dua ta ilustroj këtë me një shembull; Në vitin 1992 unë kam qenë këtu ne Mynih në të njëjtën Konferencë. Një gazetar italian i Corriere della Sera më pyeti se çfarë mendoja unë si zgjidhje për konfliktin në rajon. Unë ju përgjigja se zgjidhja qëndronte për mendimin tim në bombardimin e instalimeve dhe bazave ushtarake në Serbi. Ai të nesërmen hapi gazetën me lajmin: Berisha kërkon që NATO të bombardojë Beogradin. Por kjo nuk ishte vërtetë. Unë isha shprehur për bombardimin e bazave ushtarake të Serbisë dhe kjo 7 vjet më vonë ndodhi. Ndofta do kishte qenë më mirë të mos ishte vonuar. Edhe sot pas 21 viteve, e vetmja gjë që unë sërish kërkoj nga ju është një analizë më realiste dhe më të vëmendshme për zhvillimet në rajon. Sepse në rast se nga njëra anë tjetri flet për perspektivën e marrëdhënieve bilaterale dhe nga ana tjetër feston datat e fillimit të fushatave të shfarosjes së kombit shqiptar, imagjinoni vetë se çfarë mesazhi fqinjësie është ky. Prandaj e konsideroj të domosdoshme të zbatohen marrëveshjet, të punohet për klimën e pajtimit. Duhet të hiqet dorë nga albanofobia dhe përpjekjet për të klonuar 5 kombe shqiptare të veçanta nga një komb i cili në të vërtetë është një dhe në shekuj e mijëvjeçarë ka qenë vetëm një. Unë shpresoj se perspektiva europiane do të jetë ajo që do të sigurojë një zgjidhje. Kur gjermanët dhe francëzët u bashkuan ne BE ata u bashkuan me një frymë të fortë pajtimi dhe ata u udhëhoqen prej saj dhe frymëzuan kombet e tjera në Europë. Por në të vërtetë kjo nuk po ndodh në rajonin tonë, deklaroi kryeministri.


likova KUMANOVA05.02.2013/10:48
bravo sali berisha me keber zemren sa alpet shqiptare keshtu duhet then evropianeve krenohemi qe te kemi ty kryeminister shqipar do kesh voten ton per jete rrofsh SALI BERISHA RROFTE BASHKIMI YN KOMBETAR SHQIPTAR.

Zeneli04.02.2013/11:56
te lumt zotri Sali Berisha je i drejt
po si ti bejm me kta ... et qeveritar te kosoves
te cilet dojn ta coptojn kosoven per para si Esat P.Toptani keni nje pergjigjje

agimi04.02.2013/11:40
O Berish te lumt po kur vjen diqka ne favor te popullit shqiptre evropa shtig hesht si qe heshti per vorrezat e shqiptrev dje qe u coptum ne menyre makabe dhe askush nuk denoj veq hesht edhe nderkmtaret edhe THAQI pronto Demaqi dhe perfitun 96.000 euro nga founi jon i varfun kto jane qudirat e vetebudallekut etj edhe kjo deklarate kalon nga te hujte ne heshtje

Shqiptari i Heshtur04.02.2013/09:56
Eshte KOHA QE TE KERKOJME RIBASHKIM KOMBETAR E VETMJA ZGJIDHJE PERFUNDIMTARE PER PAQE NE BALLKAN DHE EUROP por nje fjal e vjeter thote KUR NJE POPULL KERKON PAQE ATEHER TE JETE I PERGADITUR PER LUFTE !

curr shkodra04.02.2013/09:53
ti emireton tejesh kryeminister edhe per 8 vjetet e ardhshme pa ty ska shqiperi dhe kosov te paqim per jet e mot

Djaloshi04.02.2013/09:42
Përshëndetje!
Tasht ke ni mu ba i mequm Z. Berisha.
Vetem qeshtu duhet me jav qel syt evropjanve.
Që ne SHQIPTARET nuk jemi njerz të mbrapambetur, por jemi shum liri dashës dhe demokrat dhe të civilizuar por kemi kojshi kanibal serbin dhe tër slavizmin.

sana04.02.2013/09:25
Te paqim perjete z. Berisha !

fatmir04.02.2013/08:59
Te lumte o vlla!

pejani04.02.2013/07:33
o keto jan veq fjal pe me fitu vota se pralla te berishes jan msu njerzit

xheladin Ibrahimi04.02.2013/03:35
te lumt zoti berisha kso burra duhet te kishte kombi yn .Je i mrekullueshem dhe shum i nevojshem per kombin por duhet me te ardhur prapa udhëheqsia shqiptare e jo me punu vetem per vedi me u pasuru me u korruptu edhe vedin e kombin me marru.

kemajli nga usa04.02.2013/01:24
me mire vone se kurre

toni mitrovica04.02.2013/01:10
Te lumt baba berish tregoju qi nuk munen me ba gjithmon te ppa drejten

ardi04.02.2013/01:04
Berisha kerkon ate se qka i takon.Ne e kuptuam apo jo kesaj pune keshtu duhet shkuar deri ne palce.

s gashui04.02.2013/00:59
telumt goja zotri Berisha

agimDRA03.02.2013/22:11
me nderime puna e juaj dhe detyra per mbrojtjen e kombit shqipetar nga perpjekjet barbare te te ardhurve si fqinje por na mbetet detyre e vazhdueshme qe kombi yne shqipetar te arrij synimin e unifikimit me vlerat e larta qytetruese si me i lashti ne gadishullin ILIRIK Zotri berisha ka ardhur koha qe zeri i shqipetarve te ndegjohet

kosovari03.02.2013/22:08
nje kolos i madh rrespekt e lumt na qe te kemi o i mdhi dr,berisha

arsimi03.02.2013/21:52
Fenomenal te lumt salo

sl03.02.2013/21:36
endrra e madhe e te gjith shqipetareve eshte qe te bashkohemi ne nje shtete,dhe tani i vetmi burre shteti qe me te madhe e promovon kete enderr eshte zotri shum i nderuar sali berisha por mjerishte edhe pse kosova ishte afer kesaj ideje ne te gjithe e dim se kjo qeveri e kosoves me keta qeveritare te pa shkolle e plaqkites te popullit tani ne jemi larg sepse shqiperia ka mjafte probleme qe te mirret edhe me problemet e korupcionit masiv qe behet ne kosove,dhe mendoj ne ne kete gjendje qe jemi sote do te ishim barre shume e madhe per shqiperine po te bashkoheshim se shpejti ,mjerishte po qe se nuk largohen nga pushteti kjo qeveri qe dite e per dite bene favore serbise ne dam te kosoves,shkaterron arsimin,shkencen ekonomin moralin etj etj,ne veshteire se do te bashkohemi ndonje here me shqiperine,

baki03.02.2013/14:11
Të lumt zotri Berisha, edhe shumë politikante tjer shqiptarë duhet të ndjekin shembullin tuaj dhe të flasin në të njejten frymë me faktorët relevant europian

mé relakson.03.02.2013/14:02
E qmoj dhe shumé e vleroj kété fjalim té zotni Berishés, me kété e tér globi do e kuptoj mé leht se jemi té shkelur, dhe nuk jemi ne ata qé prodhojm konflikte né rajon. Té jemi mé té bashkuar dhe mé t'fort se kurr. Mbrapa e kemi SHBAné. Pérshéndetje

Murrizi03.02.2013/14:00
Asnjëher deri m'sot nuk më është dridhur buza e mekur zëri kur ka folur Sali Berisha.
Bëri Berisha një kthes kombëtare, apo nuk e kuptuam ne ?!








korqa05.02.2013/19:57
Te lumte zotri KRYEMINISTER