BE-ja për drogën: Shqiptarët më aktivët

Artikujt tjerė
- Sondazhet: PS 41.2%, PD nga 30.1 dhe AK 14.9 për qind
- Tre ligjet kusht për statusin, Fyle sot në Tiranë
- Shqipëria ashpërson dënimet për armëmbajtje pa leje
- Agimi i Artë" hap degë në Sarandë
- Berisha: Nuk mund të klonohen 5 kombe shqiptare
- Publicisti Alfred Peza i bashkohet Partisë Socialiste
- Biden: Shqipërinë do e vizitoj me kënaqësi
- Shtohet siguria rreth ambasadës së SHBA-së në Tiranë
- MPJ shqiptare dënon sulmin në Ankara
- Fuele: Në Shqipëri mungon kultura e kompromisit
Tiranë, 31 janar - Qendra e monitorimit evropian për drogën pranë BE-së dhe EUROPOL-it kanë publikuar një raport tronditës mbi trafikun e drogës dhe rrugët e depërtimit të saj në vendet e Unionit.
Grupet kriminale shqiptare spikatin në këtë raport si ndër grupet më aktive në trafikun e kokainës dhe heroinës drejt vendeve të BE, por edhe si një vend burimi kryesor në prodhimin e canabisit. BE dyshon se në Shqipëri dhe Moldavi ka edhe laboratorë për prodhimin dhe përpunimin e kokainës.
Shqiptarët janë të përfshirë në aktivitete të shumëfishta kriminale, thuhet në këtë studim që përfshin vitet e fundit, ku citohet më tej se shqiptarët janë të përfshirë në trafikun e kokainës, drogave sintetike por dhe canabisit.
Sipas raportit, shqiptarët bashkëpunojnë ngushtë me partnerë turq për të trafikuar heroinë drejt Italisë, që cilësohet si vendi më i madh i BE në konsumin e kësaj droge. Raporti citon se grupet kriminale shqiptare përdorin forma të ndryshme të transportit të drogës, ndërsa vitet e fundit kanë forcuar lidhjet me grupet kriminale lituaneze dhe turke. Madje raporti citon mes të tjerash se grupet kriminale shqiptare përdorin zona të caktuara në rajon si në Maqedoni, Kosovë dhe Shqipëri për të ruajtur dhe magazinuar drogën.










Bucki04.02.2013/11:33
Ky problem dihet por ju akuzoni shqipetaret me 10100 kg.Nuk shiqoni Spanjen dhe Holanden qe me tona e tona vine ne BE nga Amerika Latine.Nuk eshte e mire as 5. gr,por gjithnji peshqit e vegjel nxinen e te medhenjet darkoj me qeveritar qe jane ma te rrezikshem se peshkaqenet.